E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot, ditëlindja e Pullës Shqiptare

TIRANË, 5 maj/ATSH/ 5 maji konsiderohet si ditëlindja e Pullës Shqiptare.

Posta Shqiptare ndau sot në rrjetet sociale imazhe nga pullat e para të emetuara, si dhe kujtoi se fillesat e pullës shqiptare nisin më 5 maj të vitit 1913.

“Pulla shqiptare është më shumë se një mjet postar, është një udhëtim në kohë që nis në vitin 1913, menjëherë pas Pavarësisë. Me simbolin e shqiponjës, ajo shënoi fillimin e identitetit tonë postar dhe kulturor”, shkruan Posta Shqiptare.

Në çdo periudhë, pullat kanë rrëfyer për ngjarje, histori, personazhet të të gjitha fushave të jetës së vendit. Ato tregojnë për qeveritë e para, mbretërinë, luftërat dhe rindërtimin, e deri te hapja moderne pas viteve ’90.

Megjithëse një objekt i vogël, pulla mban histori të madhe brenda saj, ku marrin jetë figura historike, natyra, arti dhe trashëgimia jonë.

1 nga 5

/j.p/r.e/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›