Sot do te behet nxitja e punesimit per vitin 2012

Ministria e Punes ka hartuar 5 programe te reja
Ministria e Punes ka pergatitur qe per vitin e ardhshem te arrihet ne nje strategji te re ne menyre qe te punesohen me shume se 40 e te gjithe te papuneve. Ky numer kaq i larte per te ulur papunesine pritet te arrihet fale disa programeve te vecanta te hartuara nga ministria dhe nga specialiste te qeverise. Programet e nxitjes se punesimit jane te vetmet programe aktive shteterore te cilat veprojne drejtpersedrejti ne grupin e punekerkuesve te papune per ti nxitur ata ne gjetjen e nje punesimi sa me afatgjate. Keto programe se bashku me programin e ndermjetesimit ne pune ndikojne realisht ne uljen e numrit te papuneve te regjistruar si dhe ajo qe eshte me e rendesishme largimin e tyre nga skemat pasive te mbeshtetjes me te ardhura pagesa e papunesise dhe ndihma ekonomike. Synimi kryesor i ketyre programeve eshte krijimi i vendeve te reja te punes dhe ulja e nivelit te papunesise minimizimi i punes se zeze nxitja e punesimit te te rinjve dhe grupeve te vecanta te te papuneve.
Programet
1-Programi i nxitjes se punesimit te punekerkuesve te papune Punedhenesit qe punesojne me punesime te perkohshme 3-6 muaj punekerkues te papune mund te perfitojne financim mujor te pages se tyre deri ne 100 te pages minimale si edhe shpenzimet per sigurimet shoqerore te perfituesve. Nese perfituesit punesohen per nje periudhe deri ne nje vit dhe nepermjet kontratave te rregullta punedhenesi ka te drejten te perfitoje nje financim mujor te barabarte me shumen e nje page minimale dhe kontributin per sigurimet shoqerore te detyrueshme per nje periudhe deri ne 5 muaj. Nese perfituesi nuk ka formimin profesional perkates per detyren qe ai ose ajo duhet te kryeje dhe punedhenesi e ofron ate ai mund te perfitoje nje rritje prej 10-20 per qind te financimit per cdo perfitues.
2- Programi i nxitjes se punesimit nepermjet formimit ne pune ky program mbeshtet financiarisht punedhenesit qe sigurojne trajnimin e perfituesve dhe qe punesojne nje pjese te te trajnuarve te pakten per nje vit. Qeveria e ndihmon financiarisht punedhenesin ne lidhje me pagen dhe kontributin e sigurimeve shoqerore gjate nente muajve te trajnimit. Pas perfundimit te kursve te trajnimit punedhenesi eshte i detyruar te punesoje 40 per qind te te trajnuarave.
3-Programi i nxitjes se punesimit te punekerkuesve te papuna femra synon te integroje ne tregun e punes gra te margjinalizuara si grate rome ish-te trafikuara gra te moshuara dhe gra invalide. Kjo zgjat nga nje deri ne tre vjet gjate vitit te pare punedhenesi mund te perfitoje 75 per qind te financimit per kontributin e sigurimeve shoqerore dhe 4 paga minimale. Gjate vitit te dyte punedhenesit marrin 85 per qind te kontributit per sigurimet shoqerore dhe 6 paga minimale dhe gjate vitit te trete ata marrin100 per qind te kontributeve te sigurimeve shoqerore dhe 8 paga minimale
4-Per programin e nxitjes se punesimit nepermjet formimit institucional Programi per Nxitjen e punesimit nepermjet formimit institucional Zyrat e punesimit caktojne dhe sigurojne trajnimin per perfituesit nga ato kompani qe i garantojne punesimin pas perfundimit te trajnimit ose mund te tregojne nepermjet studimeve dhe investigimeve te tregut te punes se trajnimi do te jete i dobishem per pjesemarresit. Ata perfitues qe refuzojne te marrin pjese ne keto kurse hiqen nga lista e punekerkuesve te papune dhe u nderpritet pagesa e papunesise.
Keto prioritete vendosen cdo fillim viti ne baze te analizes qe i behet programit ne vitin paraardhes nevojave te punekerkuesve te papune apo grupeve te vecanta. Ne baze te prioriteteve behet dhe ndarja e fondeve sipas programeve. Nje hap i rendesishem per permiresimin e zbatimit te ketyre programeve eshte miratimi i akteve nenligjore per monitorimin dhe mbikeqyrjen e programit nga Sherbimi Kombetar i Punesimit dhe ministria.