E Diel, 1 Nëntor 2026

Krizë në Sllovaki, mijëra mjekë japin dorëheqjen

Share

Kryeministrja sllovake

Sllovakia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pasi mijëra doktorë kanë dhënë dorëheqjen për shkak të pagave të ulëta.

Kryeministrja Iveta Radikova tha se qeveria ka mbajtur një takim krize për të marrë masa urgjente.

Rreth 2 mijë mjekë në spitalet shtetërore kanë dhënë dorëheqjen, pasi kërkojnë paga më të larta. Në total janë 7 mijë mjekë në gjithë spitalet shtetërore në Sllovaki.

Gjendja e jashtëzakonshme nënkupton se mjekët duhet të qëndrojnë në detyrë ose do përballen më burg ose gjobë të majme.

Qeveria ka propozuar një rritje në pagë prej 400 dollarë, por sindikata kërkon 934 dollarë.

Ministri i Shëndetësisë u ka bërë thirrje vendeve fqinje të dërgojnë mjekë për ndihmë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›