E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot gara per KLD Becaj Zgjidhni emrat pa ndikime politike

TIRANE-Nen drejtimin e kryetares se Gjykates se Larte Shpresa Becaj ka nisur sot konferenca Gjyqesore Kombetare ku gjyqtaret nga e gjithe Shqiperia do te votojne per pese emrat e rinj si anetare te Keshillit te Larte te Drejtesise.
Shpresa Becaj theksoi sot qe perzgjedhja per kandidatet te jete bazuar ne disa kushte themelore. Duke mos perjashtuar anen profesionale qe duhet te ishte e shkelqyer Becaj theksoi se kandidatet duhet te jene te paster nga ndikimet politike ne menyre qe te evitohen nderhyrjet nga jashte ne gjyqesor.

Zgjedhja duhet te plotesoje disa kritere gjyqtaret te jene te pavarur pa ndikime politike. Profesioniste dhe nga radhet tona kjo nuk mungon pasi kemi mundesi te zgjedhim kandidate profesioniste.
Duke u uruar gjyqtareve qe vleresimi te jete i drejte kryetarja e Gjykates se Larte tha se kjo vendimarrje do te jete pergjegjesi e larte per kedo gjyqtar. KLD ka nje rol te madh dhe te vecante ta qeverise gjyqesorin kontrollin monitorimin e gjykatave punes se tyre dhe gjyqtareve dhe kjo e ben gjyqekaten edhe me te pavarur.
Nder kushtet qe kandidatet duhet te plotesojne ishte dhe ai I guximit. Gjyqtari duhet te triumfoje mbi presionet.

Kurse sa i perket sistemit gjyqesor ne teresi Becaj tha se nuk kane munguar paqartesite dhe kritikat per Gjykaten e Larte. Gjyqesori eshte kritikuar ne qarqe politike ndaj dhe ne duhet te replikojme me fort tha Becaj.
Per kandidate te KLD-se sot garojne plot 30 gjyqtare nga te tri nivelet e gjyqesorit ne vend shume prej te cileve me nje karriere te spikatur ne sistemin e drejtesise.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›