E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovaret edhe mund te marrin pasaporta te Shqiperise

Sic ka bere te ditur ambasada shqiptare ne Prishtine jane tete kritere qe duhet te plotesohen per te marre pasaporte te Shqiperise per nje huaj duke perfshire edhe qendrimin rezident prej 5 vjetesh respektivisht 3 vjetesh per qytetaret e Kosoves.

Ministri ne doreheqje i Integrimit Evropian Besim Beqaj thote se historia ka treguar qe pas liberalizimit te vizave me Serbine disa shqiptare te Kosoves jane pajisur me pasaporta serbe dhe e njejta tani mund te ndodhe edhe me Shqiperine. Ka qene nje fshehtesi publike nese mund ta quaj keshtu qe qytetaret tone kane mundur te shkojne ne Serbi dhe te blejne pasaporta biometrike thote ai.

Sipas ministrit Beqaj ka pasur disa raste kur qytetaret e Kosoves kane shkuar ne Serbi dhe kane bere regjistrim fiktiv duke marre pasaporta serbe per te perfunduar keshtu ne vende te ndryshme te Bashkimit Evropian. Kjo ka treguar se cdo bllokim qe behet krijon mundesi qe ata te gjejne rruge alternative dhe ky eshte argumenti qe ne perdorim cdo dite tha ministri Beqaj.

Pak dite me pare Komisionerja e Bashkimit Evropian per Ceshtjet e Brendshme Cecilia Malmstrom i ka terhequr verejtjen Serbise dhe Maqedonise per keqperdorimin e liberalizimit te vizave duke permendur edhe mundesine e rishikimit te ketij procesi. Pas vendimit te fundit per heqjen e vizave me Shqiperine dhe Bosnjen Kosova ka mbetur vendi i vetem qytetaret e se ciles nuk do te mund te udhetojne ne zonen Shengen pa viza.

Komisioni Evropian ka paralajmeruar fillimin e shpejte te dialogut me Kosoven per procesin e liberalizimit duke e kushtezuar ate me ri-integrimin e te zhvendosurve. Komisioneri i Bashkimit Evropian per Zgjerimin Stefan Fule ne nje interviste per BBC-ne nuk ka sqaruar kur pritet saktesisht te filloje ky dialog por ka lene te kuptohet se eshte ceshtje javesh e jo muajsh. Shume shpejt do te thote shume shpejt eshte shprehur ai./BBC/Start/

2010-11-15 0858

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›