E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot, gjatë ceremonisë së nënshkrimit të Marrëveshjes me Fondin Monetar Ndërkombëtar, Kryeministri Berisha, i pyetur nga gazetarët, bëri këtë koment mbi zgjedhjet: Pyetje: A mendoni se

Sot, gjatë ceremonisë së nënshkrimit të Marrëveshjes me Fondin Monetar Ndërkombëtar, Kryeministri Berisha, i pyetur nga gazetarët, bëri këtë koment mbi zgjedhjet:

Pyetje: A mendoni se duhet zgjidhur shpejt kriza, sepse me bisedimet maratonë po shkelen edhe afatet e datës tjetër të mbajtjes së zgjedhjeve, për të cilën keni rënë dakord?

Kryeministri: Është normale që çështjet e diskutueshme të diskutohen. Dialogu nuk ka munguar. Komunikimi ka qenë i shumanshëm dhe konstant. Kjo është një krizë që ngrihet mbi hiçin, mbi dyshimin ekstrem, mbi dyshimin tek certifikata, dokumenti themelor i identitetit të qytetarëve shqiptarë, dyshimin tek diplomat e universiteteve tona, tek patentat e drejtuesve të automjeteve në Shqipëri, dyshimin tek licencat për veprimtarinë private, dyshimin tek të gjitha dokumentet zyrtare që lëshohen në këtë vend. Kjo absolutisht nuk të ndihmon. Në qoftë se dyshon tek këmisha jote, do të dalësh lakuriq dhe kjo nuk të ndihmon.

Qeveria është e vendosur të bëjë çdo përpjekje për t'i dhënë fund kësaj krizë që ngrihet mbi hiçin. Ka bërë të gjitha koncesionet, të gjitha përpjekjet e komunikimit, por nuk mund të pranojë gjobitjen kolektive të qytetarëve shqiptarë për shkak se dikush dyshon tek këmisha e tij. Obsesionet nuk janë të dobishme dhe nuk mund të projektohen në shoqëri.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›