E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot masa e arrestit për pengmarrësin Romeo Leka

TIRANE-Pengmarresi Romeo Leka pritet të përballet sot me drejtësinë te Gjykata e Krimeve të Rënda për tu njohur me masën e arrestit pas ngjarjes se bujshme tre dite me pare ne mes te Tiranes ku pas grabitjes se bankes mbajti peng per rreth 30 minuta, studenten 19 vjece Lorena Koreshi.
Ne kete gjykate para pak minutash ka nisur seanca me dyer te mbyllura ndaj Lekes. Prokuroret kane ngritur nje seri akuzash ndaj 25 vjecarit dhe pritet te kerkojne masen e arrestit me burg. Nuk dihet nese ne akuzat e formuluara do te perfshihen dhe ato te vrasjes se nje kuksiani ne Athine pas akuzave nga familjaret. Romeo Leka ishte kthyer ne Shqiperi vetem pak dite me pare nga Greqia ku mesohet se ne 7 mars kishte vrare me thike Renato Krasniqin dhe plagosur Kleo Kacen. Te merkuren Leka tentoi te grabiste nje banke ne lagjen”Ali Demi”, kinemanë, dhe nje taksist te parku “Rinia”.Te enjten ai arriti te grabiste nje filial banke brenda Hotel Rogner ne bulevard.me tu pikasur nga policia ai ka mbajtur peng per rreth 30 minuta studenten Lorena Koreshi .Vajza u lirua nga RENEA ndersa autori përfundoi në qeli.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›