E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot masa ndaj ish kreut te SHISH Vlora Hyseni / Spiunoi informacionet e shtetit tek Ergys Agasi dhe e ndihmoi gjatë arratisjes së tij

Ka nisur në Gjykatën e Posaçme seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje ndaj Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të një procedimi që ka të bëjë me përkrahjen e Ergys Agasit në kohën kur ai ishte në kërkim.

Mësohet se Fatjon Kalluci, me detyrë shef i Policisë Shkencore, i ka dërguar Ergys Agasit në muajin gusht para se të arrestohej 3 foto të ekspertizës së makinës Land Rover Defender me targë GG444AA të gjetur në Equos Resort.

Ndërsa kryekamerieri i dërgonte ushqime në banesën ku qëndronte i fshehur. Të dhënat janë zbuluar në telefonin e Agasit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›