E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi më shumë se një skandal politik/ Hyseni dedikime dashurie në telefon: Te du! Flej rehat zemër, krejt radarët e shtetit i mbyll për ty!

Mesazhe të tjera janë bërë publike nga dosja hetimore të SPAK, që nxjerrin në pah komunikimet mes Ergys Agasit dhe ish-drejtueses së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hysenit.

Në një prej komunikimeve të publikuara, Hyseni i shkruan Agasit duke e paralajmëruar të mos përdorë një numër tjetër telefoni, pasi sipas saj ai mund të ishte në përgjim.

“Shpirt mos e përdor atë numrin tjetër sonte se çunat ia kanë çu veshin. Flej rehat. Të du!”, citohet t’i shkruajë Hyseni Agasit.

Në vijim të komunikimit, Agasi e pyet nëse ekziston ndonjë rrezik për persona që ai i referohet si “çunat e mi”.

“Shpirt, a ka naj rrezik për djemtë e mi sonte?”, shkruan Agasi, sipas materialeve të bëra publike.

“Flej rehat zemër, krejt radarët e shtetit i mbyll për ty”,- ja kthen Hyseni, duke treguar qartë një romancë dashurie mes tyre.

Sot Vlora Hyseni do të pyetet nga prokurorët e SPAK për gjithë këto komunikime dhe ndihmën që i ka dhënë Ergys Agasit. Ndërkohë që në ballafaqimin e parë me SPAK ka deklaruar se e ka pasur Ergysin bashkëpunëtor. Seanca për ish-drejtoren e SHISH është caktuar për orën 12:00.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›