E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot mbahet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike

Në garë për kryetar partie, sigurisht që është vetëm kryeministri Sali Berisha, i cili pritet të zgjidhet me shumicë votash, duke qenë se nuk ka kandidat të tjerë në garë.

1260 delegatët përveç kryetarit do të zgjedhin edhe kryesinë e partisë dhe anëtartë e Këshillit Kombëtar. Për këtë këshillë konkurojnë 400 kandidatë, ndërkohë që do të zgjidhen vetëm 125 prej tyre. Në një takim të djeshëm me rastin e 19-vjetorit të krijimit të Partisë Demokratike, Berisha u shpreh se përzgjedhja e anëtarëve të Këshillit Kombëtar do të jetë e vështirë për shkak të garës së fortë.

"E kuptoj se përzgjedhja është e vështirë, por kam besim se delegatët e kuvendit do të votojnë për kandidatët më të mirë, do të votojnë për kryetarin e tyre, Sali Berisha", tha kreyetari i Partisë Demokratike, i cili qëndron në këtë post më shumë se një dekadë. Duket se numërimi i votave do të bëhet në mënyrë elektronike, vendim i dhënë nga vetë Berisha si për të thënë se ky numërim është më i saktë, pasi është përdorur edhe në zgjedhjet e përgjithshme.

Në Kuvendin e sotëm janë të ftuar personalitete të ndryshme dhe kryetar partish. Berisha ka ftuar edhe Ramën, i cili ka qenë për pak kohë anëtar i kësaj partie në fillesat e saj. Berisha tha se Rama jo se qëndroi gjatë, "vetëm 18 minuta, pasi atë e larguan për disa arsye që nuk dua t'i them këtu, pasi ai do të jetë i ftuar".

 "Jam këtu për të ftuar të vijnë në kuvend, të ftuar nga kryetari i partisë, të gjithë ata që kanë dhënë ndihmesën e tyre në historikun e kësaj partie nga dita e themelimit e deri më sot, pavarësisht pozicionimit të tyre, nesër është ditë fitoreje dhe ditë mirëkuptimi për të gjithë. Në rast se protokollet kanë harruar ndonjë ftesë, u adresohem nga kjo platformë që të jenë të pranishëm në kuvendin e PD-së", vijoi kryeministri.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›