Australia: Bisedimet mbi klimën mund të dështojnë
Kryeministri australian, Kevin Rud i bëri sot thirrje liderëve të planetit të tregojnë më tepër elasticitet. Rud theksoi se ndotës të mëdhenj si Kina apo India kanë bërë deklarata pozitive, por se arritja e një konsensusi mbetet e vështirë.
"Ekziston rreziku i madh i shfaqjes së vizioneve të kundërta mes vendeve të zhvilluara dhe atyre në zhvillim. Ekziston gjithmonë një rrezik për dështim", deklaroi Rud në televizionin “Sky News”, ndërkohë që fillon java e dytë e bisedimeve në samitin për klimën.
"Mendoj se për të arritur një marrëveshje të fortë në Kopenhagë, duhet të ketë më tepër kompromis nga të gjitha palët, vendet e mëdha dhe në zhvillim, si dhe ekonomitë emergjente", deklaroi kryetari i qeverisë së kontinentit me temperaturat më të larta dhe me thatësirat më të mëdha në planet.
Zvogëlimi i gazeve me efekt serrë, garancia e financimit dhe verifikimi i sistemit përbëjnë sfidat e mëdha të bisedimeve për arritjen e një marrëveshjeje gjatë samitit të kryetarëve të shteteve ditën e premte.