E Enjte, 5 Nëntor 2026

Sot mblidhet Kuvendi, diskutime mbi ҫështjet e evidentuara nga zgjedhësit

TIRANË, 30 shtator /ATSH/ Kuvendi zhvillon sot seancë plenare ku do të diskutohen çështjet e evidentuara nga zgjedhësit.

Në rendin e ditës parashikohet miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 19.9.2024. Më pas do të ketë diskutime nga deputetët për jo më shumë se 4 orë.

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste do të ketë 128 minuta në dispozicion për diskutime; Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do të ketë 67 minuta; Grupi Parlamentar “Aleanca për Ndryshim” do të ketë 12 minuta; Grupi Parlamentar “Drejtësi dhe Integrim” do të ketë 12 minuta. Teksa minutazh do të ketë edhe për deputetë jashtë grupeve parlamentare.

/r.e//a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›