E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bekam, gol dhe paqe me tifozët e LA Galaksi

Më në fund u arrit paqja midis Devid Bekam dhe tifozëve të Los Anxheles Galaksi. Asi britanik ka qenë protagonisti absolut i SuperKlasikos midis LA Galaksi dhe Çivas.

Ish-mesfushori i Mançester Junajtid, Realit të Madridit dhe Milanit realizoi 10 minuta para fundit të ndeshjes një gol sipas stilit të tij, duke i dhënë fitoren ekipit mik.

Pas problemeve të kohëve të fundit midis futbollistit anglez dhe tifozëve të skuadërs amerikane, Bekam rigjen më në fund buzëqeshjen. Pasi ka zgjidhur problemet me shokët e skuadrës, mesfushori ka qetësuar gjendjen edhe me tifozët.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›