E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot mësohen dy gjysmëfinalistet e tjera të Champions/ Bayern-Real premton spektakël, Arsenali i avantazhuar

Mbrëmjen e sotme do të përcaktohen dy gjysmëfinalistet e tjera të Champions League.

LEXO EDHE: GOLAT/ Barcelona fiton por nuk ja del, Atletico në gjysmëfinale

Padyshim vëmendja më e madhe do të jetë në “Allianz Arena”. Bayern Munchen pret rekordmenët e Real Madrid.

Gjermanët triumfuan 2-1 në ndeshjen e parë në Spanjë dhe shihen të avantazhuar për të kaluar më tej.

Megjithatë, Reali ka treguar se në Champions nuk dorëzohet kurrë dhe për këtë arsye synon përmbysjen e madhe.

Në duelin tjetër, Arsenal pret portugezët e Sporting Lisbona. Pas fitores 1-0 në transfertë, londinezët pritet të mos kenë shumë vështirësi për të avancuar më tej.

Të dyja këto ndeshje, do të luhen duke nisur nga ora 21:00.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›