E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot mot i kthjellët, temperatura deri 25° Celsius

TIRANË, 2 nëntor /ATSH/ Ditën e sotme vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme, njoftoi Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin pa përjashtuar vranësira të pakta e hera-herës deri mesatare, pas orëve të pasdites do të kemi shtim të vranësirave.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era fiton shpejtësi 9 m/s.

Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET
Shkodër 10/23 Diell
Kukës 6/20 Diell, re
Lezhë 12/22 Diell
Dibër 5/20 Diell, re
Durrës 12/24 Diell
Tiranë 13/24 Diell
Elbasan 13/25 Diell, re
Berat 13/25 Diell, re
Vlorë 15/22 Diell, re
Korçë 8/20 Diell, re
Gjirokastër 13/24 Diell, re
Sarandë 13/23 Diell

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›