E Diel, 1 Nëntor 2026

UNESCO në mbrojtje të trashëgimisë në fshatin Lin, Cici: Ky status sjellë promovim dhe zhvillim më të qëndrueshëm

Fshati Lin është shpallur Ansambël Arkitektonik Urban, duke i dhënë një tjetër shtysë zhvillimit turistik në këtë zonë. Sipas Amanda Cicit, drejtoreshë e trashëgimisë kulturore në qarkun e Korçës ky status i ri ndërthur trashëgiminë kulturore, natyrore dhe bashkëjetesën komunitare.

“Ku status sjellë përfitimin për fshatin Lin në pjesën e ruajtjes së trashëgimisë së ndërtuar, promovimin e fshatit si dhe zhvillimin më të qëndrueshëm dhe të kujdesshëm për të ruajtur vlerat për të cilat ai përmban”, u shpreh Amanda Cici, drejtore e Trashëgimisë Kulturore në qarku Korçë.

Froseda Tole, një nga arkeologet që e njeh më së miri këtë fshat tregon se ky status çon në një hap me tej Linin, duke përfshirë dhe gjetjet arkeologjike të zonës.

“Unë do e quaja edhe një Ansambël Arkitektonik pasi ka një gamë të gjerë gjetjesh jo vetëm objekte por edhe site arkeologjike në të gjithë zonën duke filluar që nga prehistoria deri në Mesjetë, ku padyshim ai xhevahiri kryesore është bazilika e Linit”, u shpreh arkeologia Froseda Tole.

Statusi Ansambël Arkitektonik Urban ka qenë një nga kërkesat kryesore të UNESCO për palën shqiptare, pas debateve se liqeni i Ohrit rrezikonte të dilte nga zona e mbrojtur. Me këtë ndryshim, pritet të rritet ndjeshëm numri i turistëve vendas e të huaj në këtë fshat.

Gazetare: K. Koçi             

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›