E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot mot i qëndrueshëm me diell, sa zbresin temperaturat

Ditën e shtunë, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët, me orë të shumta me diell në pjesën më të madhe të territorit. Vranësira të pakta dhe kalimtare priten vetëm në zonat malore, kryesisht në juglindje të vendit.

Era do të fryjë nga drejtimi verior, me shpejtësi mesatare rreth 6 m/sek, ndërsa herë pas here në zonat bregdetare dhe lugina do të forcohet deri në 14 m/sek.

Në det, valëzimi do të jetë i ulët, me forcë 1 deri në 3 ballë.

Temperaturat do të luhaten nga -3 gradë Celsius në orët e mëngjesit deri në 19 gradë Celsius gjatë mesditës.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›