E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot ne Kuvend ngritja e komisionit hetimor votimi javen e ardhshme

TIRAN - Me 126 vota pro 3 kunder dhe asnje abstenim Kuvendi vendosi qe shqyrtimin e kerkeses se Partise Socialiste per ngritjen e komisionit hetimor per zgjedhjet e kaluara ta beje ne seancen e 23 dhjetorit.

Ne fjalen e tij perpara votimit kryetari i grupit parlamentar i Partise Socialiste Gramoz Ruci tha se nuk ka arsye qe ngritja e komisionit te shtyhet me nje jave ai tha se ai mund te ngrihet qe sot.

Te hetohen zgjedhjet e qershorit por jo si hetimi ne rastin e Shkodres. Do presim daten 23 por ska arsye per kete zvarritje per komisionin hetimor- u shpreh Ruci

Nderkohe kreu grupit parlamentar I Partise Demokratike Astrit Patozi deklaroi se PD eshte e gatshme te votoje ngritjen e komisionit hetimor me 23 dhjetor.

Ta konsiderojme shqyrtimin e javes se ardhshme si nje shans real qe i jepet nismes tuaj-tha Patozi



Konferenca e Kryetareve pranoi dje kerkesen e riformuluar te Partise Socialiste per ngritjen e Komisionit Hetimor per Zgjedhjet e Pergjithshme parlamentare. Nga dy variantet e paraqitura nga opozita mazhoranca ka rene dakord per variantin e pare sipas te cilit te dy palet do te kene numer te njejte ne Komisionin Hetimor ndersa kryetarin do ta kete PS-ja. Per shkak te marreveshjes dhe te vendimmarrjes kryetari do te kete dy vota. Kjo do ti krijoje mundesi opozites qe te miratoje te gjitha nismat e saj ne mbledhjet e komisionit. Pika e cila ndau palet ne qendrimet e tyre kishte te bente me caktimin e dates se shqyrtimit ne Kuvend te kerkeses se 35 deputeteve per ngritjen e nje komisioni hetimor per hetimin e shkeljeve te ligjit ne pergatitjen dhe zhvillimin e zgjedhjeve. Socialistet kerkuan me ngulm zhvillimin e saj diten e sotme ndersa demokratet nuk levizen nga qendrimi i tyre per miratimin e kerkeses me date 23 dhjetor qe eshte edhe seanca e fundit plenare per kete vit.

Ne mbledhjen e Konferences se Kryetareve te zhvilluar me dyer te mbyllura mazhoranca dhe opozita rane dakord per ngritjen e Komisionit Hetimor per zgjedhjet e kaluara parlamentare sipas kerkeses se riformuluar te PS-se. Opozita i dorezoi mazhorances dy variante per perberjen e Komisionit Hetimor si dhe emrat e saj per anetaret e ketij Komisioni. Ne ndryshim nga opozita te gjithe emrat e paraqitur nga Partia Demokratike jane anetare te Komisionit te Ligjeve. Emrat e propozuar nga mazhoranca jane Ilir Rusmali Gent Strazimiri Aldo Bumci Arenca Trashani Edi Paloka Eduard Halimi dhe Enkelejd Alibeaj.

E vetmja pike ne te cilet palet u ndane ishte data per caktimin e dates se shqyrtimit ne Kuvend te kerkeses se opozites per ngritjen e komisionit. Per kete pike palet ashtu si ne mbledhjet e Konferences se Kryetareve te Zhvilluar me date 6 dhe 13 dhjetor nuk arriten qe te dalin me nje vendim duke ja lene seances se sotme plenare fjalen e fundit. Gjate mbledhjes kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruci kerkoi shqyrtimin e saj ne seancen e sotme parlamentare ndersa mazhoranca kerkoi me shume kohe per tu shfrytezuar sipas saj per shqyrtimin me kujdes te kerkeses se mazhorances edhe nga deputetet e tjere.

Kreu u grupit parlamentar demokrat Astrit Patozi ka kerkuar caktimin e dates 23 dhjetor. Demokratet kerkuan qe kerkesa te kaloje ne Komisionin e Ligjeve ne menyre qe anetaret e ketij komisioni ta shqyrtojne ate nga ana formale por kjo u cilesua nje pretekst nga opozita me qellim zvarritjen e ngritjes se Komisionit Hetimor. Duke mos gjetur gjuhen e perbashket Konferenca e Kryetareve ia la seances se sotme plenare caktimin e dates se shqyrtimit te kerkeses.
Kur ne Konferencen e Kryetareve nuk arrihet mirekuptimi per kalendarin e punimeve Kryetari i Kuvendit e harton vete ate dhe ia paraqet per miratim Kuvendit ne seance plenare. Pas diskutimit per jo me shume se 10 minuta per cdo grup parlamentar kalendari perfundimtar miratohet ne Kuvend. Keshilli i Ministrave nje kryetar grupi parlamentar ose shtate deputete mund te paraqesin me shkrim propozime per ndryshime ne kalendarin e punimeve. Kuvendi vendos me votim te hapur pasi degjon per jo me shume se pese minuta nje foles pro dhe nje foles kunder ndryshimeve te paraqitura - thuhet ne nenin 27 pika 4 te Rregullores se Kuvendit.

Skema e pare e PS-se
Opozita parashikon uljen e numrit te anetareve te komisionit hetimor nga 15 ne 14. Sipas ketij propozimi mazhoranca dhe opozita kane perfaqesim te barabarte me nga shtate anetare secili. Pavaresisht numrit te barabarte shumicen ne vendimmarrje do ta kete opozita pasi socialistet kerkojne qe kryetari i komisionit te jete perfaqesues i opozites dhe per efekt te vendimmarrjes dhe prezences ne komision kryetari te gezoje te drejten e dy votave.

Skema e dyte
Ne variantin e dyte te paraqitur nga opozita parashikohet qe komisioni te perbehet nga 15 anetare prej te cileve tete te jene perfaqesues te mazhorances dhe shtate te jane perfaqesues te opozites. Ashtu sic e percakton edhe ligji per Komisionet Hetimore Kryetari i komisionit eshte perfaqesues i opozites. Sipas propozimit te Partise Socialiste per efekt te vendimmarrjes dhe prezences ne komision kryetari i tij te gezoje te drejten e tri votave. Ne kete situate mazhoranca do te kishte tete vota ne komision ndersa opozita do te kishte nente vota gjashte vota te anetareve dhe tre te kryetarit.



Emrat e opozites
Fatmir Xhafaj
Armando Subashi
Asllan Dogjani
Ermonela Felaj
Damian Gjiknuri
Ilir Beqja
Saimir Tahiri

Emrat e mazhorances
Ilir Rusmali
Gent Strazimiri
Aldo Bumci
Arenca Trashani
Edi Paloka
Eduard Halimi
Enkelejd Alibeaj



Njoftimi i Kuvendit
Konferenca e Kryetareve u mblodh sot nen drejtimin e Kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli dhe mori ne shqyrtim kerkesen e riformuluar te Grupit Parlamentar te Partise Socialiste per ngritjen e nje komisioni hetimor Per hetimin e shkeljeve te ligjit ne pergatitjen dhe zhvillimin e zgjedhjeve per Kuvendin e Shqiperise Qershor 2009. Ne mbledhjen e dates 06.12.2010 Konferenca e Kryetareve i kishte kerkuar grupit nismetar plotesimin e kerkesave formale-juridike te parashikuara nga ligji. Per daten e ngritjes se komisionit hetimor do te vendose Kuvendi.

Debate
Topalli Hapim mbledhjen per shqyrtimin e kerkesen se riformuluar te Grupit Parlamentar te Partise Socialiste per ngritjen e nje komisioni hetimor Per hetimin e shkeljeve te ligjit ne pergatitjen dhe zhvillimin e zgjedhjeve per Kuvendin e Shqiperise Qershor 2009.
Astrit Patozi Duam me shume kohe te konsultohemi per propozimet tuaja ndaj duhet te diskutohet me 23 dhjetor.
Gramoz Ruci Ju skeni vullnet politik per te zgjidhur krizen. Ne hartuam ndryshime sipas merakut tuaj qe propozimi te vinte konform ligjit.
Astrit Patozi Te njoftohet seanca per kete dhe komisioni te ngrihet te enjten tjeter. Te krijohet mundesia qe ta diskutoje dhe komisioni i ligjeve. Tani ka baze ligjore kerkesa dhe per ta kaluar ka kohe per 7 dite te shprehet Komisioni i Ligjeve paraprakisht te kaloje ne seance. Ska asnje lloj problemi derisa e ngreme...
Dokle Ska nevoje te diskutohet fare ne komision te ligjeve sepse neni 25 i rregullores percakton qarte se Kuvendi ka te drejte dhe me kerkesen nje te katertes se te gjithe anetareve te tij eshte i detyruar te caktoje nje komision hetimi per te shqyrtuar nje ceshtje te vecante.

Cili do te jete objekti i komisionit hetimor

Komisioni Hetimor i kerkuar nga opozita ka afat maksimal te permbushjes se detyrave 4 muaj afat i cili fillon qe nga dita e miratimit te tij ne seance plenare. Objekt i veprimtarise se ketij komisioni per sa lejon Ligji Nr. 8891 date 02.05.2002 Per organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore te Kuvendit do te bazohet ne materialet dokumentet ose provat qe kerkohen te administrohen per qellime hetimore perjashto fletet e votimit qe gjenden ne kutite e fleteve te votimit ne kuptim te nenit 119 pika 3 te Kodit Zgjedhor. Procesi i hetimit do te perfshije administrimin e te gjithe dokumentacionit zgjedhor qe perfshihet ne kutite e materialeve zgjedhore te cilat ngarkohet KQZ ti ruaje dhe ti vendose ne dispozicion te Komisionit Hetimor te Kuvendit ne kohen vendin dhe menyren e percaktuar prej Komisionit Hetimor. Komisioni do te kete kompetence qe te hetoje dyshimet e ngritura nga partite politike si dhe vezhguesit vendas e nderkombetare per proces te parregullt votimi ne qendrat e votimit kryesisht lidhur me zbatimin e ligjit nga komisionet e qendrave te votimit ne menyren e votimit identifikimin e shtetasve ne momentin e votimit pasqyrimi i te dhenave perkatese te dokumentit te identifikimit ne rubriken perkatese te listave te votimit mundesine e votimit me shume se nje here nga shtetas te ndryshem e votimit familjar pasqyrimin e te dhenave perkatese ne procesverbalin e mbylljes se votimit dhe ne librin e protokollit te mbledhjeve te Komisioneve te Qendrave te Votimit. Ne perfundim te punes se tij Komisioni hetimor bashke me raportin perfundimtar i paraqet Kuvendit ne seance plenare rekomandime lidhur me nxjerrjen e pergjegjesive institucionale rekomandime per reformen zgjedhore per ndryshime apo miratime ligjesh dhe sipas rastit njoftimin e prokurorise per marrjen e masave te metejshme ligjore.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›