Sot në mesditë, në Sheshin “Nënë Tereza” kremtohet fitorja historike e Partisë Demokratike, 21 vite më parë
“Fitorja e 22 marsit 1992, fitore për të gjithë Shqipërinë”
Partia Demokratike fton të gjithë shqiptarët të bëhen pjesë e festës së madhe sot në sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë, me rastin e përvjetorit të fitores historike të Partisë Demokratike, 21 vjet më parë.
Në një njoftim për shtyp, PD thekson se fitorja e 22 marsit 1992, ishte fitore për të gjithë Shqipërinë, për të arritur vlerat e lirisë dhe demokracisë, progresin e kërkuar dhe renditjen e Shqipërisë ndër vendet e zhvilluara. “21 vjet më parë Partia Demokratike shënoi fitoren madhështore, jo vetëm për PD-në, por për të gjithë Shqipërinë. Që nga ajo ditë janë arritur shumë, lirinë dhe demokracinë, NATO-n dhe liberalizimin e vizave. Jemi një komb në zhvillim me mbi 10 mijë km rrugë të shtruara, shkolla të reja dhe spitale të reja. 21 vjetori i ndryshimit vjen nesër në mesditë me një koncert madhështor në sheshin ‘Nënë Tereza’. Ne e dimë, kemi edhe më shumë punë për të bërë - Përpara”, thuhet në njoftimin e Partisë Demokratike.
21 vjetori i fitores së zgjedhjeve të para pluraliste të 22 marsit 1992, mbart një pjesë të rëndësishme të historisë pluraliste të shqiptarëve, të cilët u ndanë përfundimisht nga regjimi skllavërues dhe vrasës. Më 22 marsi 1992, Partia Demokratike fitoi zgjedhjet parlamentare, duke marrë një fitore masive në mbarë vendit, gjë që përmbysi një herë e përgjithmonë regjimin diktatorial që i ishte trashëguar Ramiz Alisë.
...