Sot, në orën 10:00, Kryeministri Berisha, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, votoi në qendrën e votimit numër 1728 të njësisë bashkiake numër 2 të qytetit të Tiranës. Pas votimit, zoti
Sot, në orën 10:00, Kryeministri Berisha, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, votoi në qendrën e votimit numër 1728 të njësisë bashkiake numër 2 të qytetit të Tiranës. Pas votimit, zoti Berisha bëri këto komente për mediat:
Sot është një ditë vendimtare për qeverisjen vendore të shqiptarëve. Në këtë ditë, unë ftoj dhe një herë të gjithë qytetarët të marrin pjesë në votime. Besoj plotësisht se, sot, shqiptarët do të jenë në lartësinë e mençurisë së tyre, të votojnë në liri të plotë, të votojnë në Tiranë për fytyrën e re të saj, të cilën e Tirana ka jetike, të votojnë në Shqipëri për të vazhduar së bashku.
Problemet e shfaqura në disa qendra votimi janë në zgjidhje e sipër. Ka pasur disa përpjekje të dështuara në Tiranë, nga disa minibashki, por po marrin zgjidhje përfundimtare. Në tërësi, me sa e kam ndjekur unë, zgjedhjet po zhvillohen në kuadrin e një procesi krejtësisht normal.