E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot paradite, Zëvendëskryeministri Ilir Rusmali përuroi nisjen e punimeve për unazën e sipërme të qytetit të Burrelit, investim i qeverisë me vlerë 90 milion lekë. Në cerëmoninë e pÃ

Sot paradite, Zëvendëskryeministri Ilir Rusmali përuroi nisjen e punimeve për unazën e sipërme të qytetit të Burrelit, investim i qeverisë me vlerë 90 milion lekë.

Në cerëmoninë e përurimit ishin të pranishëm Ministri i Financave Ridvan Bode, Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Lulzim Basha dhe përfaqësues të pushtetit vendor.

Duke e konsideruar këtë projekt një investimin tepër serioz dhe të rëndësishëm për qytetin e Burrelit, Zëvendëskryeministri shprehu vlerësime edhe për punën e jashtëzakonshme që është duke u bërë nga Miloti deri në Burrel. "Media dhe të gjithë njerëzit kanë parë punën e jashtëzakonshme që është bërë nga Miloti deri këtu. Këtu jemi përballë rezultateve vërtet të prekshme për qytetarët e Burrelit, por edhe përpara një modeli mjaft të suksesshëm të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve", u shpreh Zoti Rusmali.

Duke iu përgjigjur interesimit të mediave lokale për investime të tjera në këtë zonë, Zëvendëskryeministri theksoi kjo është pjesa e parë e rëndësishme e punëve të sukseshme të qeverisë dhe të ministrisë së Punëve Publike në mënyrë të veçantë. "Ne, - u shpreh Zoti Rusmali, - jemi duke diskutuar buxhetin për vitin 2007, i cili është vlerësuar si buxhet i rëndësishëm suksesi, gjithashtu si buxhet i koncentruar në pjesën dërrmuese në shërbim të qytetarëve si përsa i përket investimeve në infrastrukture, por edhe në drejtim të shërbimeve jetësore, në arsim, shëndetësisë etj."

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›