E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot në mesditë, zëvendëskryeministri Rusmali zhvilloi një takim me banorë të zonës së Kurbinit. Në fjalën e tij, drejtuar banorëve, zoti Rusmali, u shpreh: "Së pari, dëshiroj tâ€

Sot në mesditë, zëvendëskryeministri Rusmali zhvilloi një takim me banorë të zonës së Kurbinit.

Në fjalën e tij, drejtuar banorëve, zoti Rusmali, u shpreh:

"Së pari, dëshiroj t'ju sjell përshëndetjet më të përzemërta, të Kryeministrit Berisha.

Pritja juaj entuziaste tregon se dalëngadalë po i afrohemi një fushate të rëndësishme elektorale, nuk ka dyshim që ne do ta fitojmë këtë fushtaë, do ti fitojmë zgjedhjet e ardhshme lokale, në rradhë të parë sepse ne kemi mbështetjen tuaj që nuk na ka munguar dhe nuk do të na mungojë kurrë. Ne do ti fitojmë ato zgjedhje se përpara qytetarëve të Kurbinit, përpara gjithë qytetarëve të bashkive dhe komunave të trevës suaj në rreth një vit qeverisje ne vimë me rezultate, vimë jo vetëm me platformat që kemi punuar bashkërisht, jo vetëm me projektet që kemi avancuar bashkërisht, por edhe me rezultate për çdo veprimtari tonën, rezultate që ju i shikoni dhe i prekni cdo ditë në formën e investime të realizuara, por edhe në formën e projekteve në proces, që do të bëhen shumë shpejt realitet.

Ju po prekni edhe dicka më shumë se kaq. Në një këndvështrim më të gjerë se kaq, në këndvështrimin e realizimeve në mbarë Shqipërinë, realizime që duhet ti benin, por që nuk mundën kurre të kënaqnin shqiptarët, në vitet e qeverisjes socialiste, nuk mundën kurrë tu shërbenin shqiptarëve dhe se sot vetem ne nje vit qeverisje po bëhen realitet, përditë e më shumë.

Përpara një jave, kryeministri në një takim tjetër, me qytetarë të një zone tjetër të Shqipërisë, tha se kjo qeveri e di se shqiptarët kanë 1001 halle dhe këto nuk zgjidhen në 1 vit, por sigurisht që kjo qeveri ka sot 1001 zgjidhje për këto halle, një pjesë të tyre e ka realizuar deri më sot, dhe do ti relizopjë në vitet që vinë, sepse kjo qeveri ka dy gjëra të rëndësishme, ka mbështetjen tuaj të pakufishme në punën e vet, ka edhe përkushtimin e saj të palodhur për të punuar ne shërbim të qytetarëve.

Në një vit e ca qeverisje ju e keni ndjere perditë kukuvajken socialiste, e cila është përpjekur gjithë kohën, ti hedhë poshtë këto arritje, ti përbaltë ato, të mos i quajë ato, që të thotë se gjërat në këtë vend nuk behen, të thotë që krimi në këtë vend nuk goditet, të thotë që korrupsioni në këtë vend nuk eleminohet, të thotë se nuk mblidhen të ardhurat, të thotë që nuk punohet për arsimin, nuk punohet dot për shëndetsinë, nuk ndërtohen dot rrugët.

Por në më tepër se një vit qeverisje ne kemi provuar para shqiptarëve pikërisht të kundërtën që punët bëhen nëse ke vullnetin, përkushtimin dhe ndërshmërinë për t'i bërë. Në mbi një vit qeverisje ne u kemi premtuar shqiptarëve dhe ua kemi realizuar atyre premtimet që mund të realizoheshin në këtë kohë.

Ne kemi bindur shqiptarët për punën tonë, por kemi bërë edhe diçka më shumë, kemi bindur komunitetin ndërkombëtar për faktin se Shqipëria mund të bëhet, se ka njerëz që duan ta bëjnë atë, që Shqipëria mund të integrohet në familjen evropiane dhe se shqiptarët duan ta realizojnë këtë.

Ne, sot, kemi përpara raportin e progresit të Komisionit Evropian, i cili vlerëson çdo nismë që kjo qeveri ka marrë në mbi një vit qeverisjeje, çdo program që ajo ka përpunuar dhe çdo arritje që ka realizuar. Ky raport i progresit tregon më së miri se ky vend e ka luftuar korrupsionin, krimin e organizuar, se ky vend di ta bëjë shtetin shtet, di të mbrojë të ardhurat, t'i menaxhojë ato dhe të punojë për qytetarët e vet. Ky raport progresi ka treguar edhe një gjë tjetër se kukuvajka socialiste kukuvajkë ka mbetur edhe pas një viti.

Ne, sot, jemi shumë të kënaqur që dalim përpara shqiptarëve me rezultatet tona konkrete. Ne kemi mundësinë të tregojmë me shifra konkrete rezultatet tona. Sot, ne kemi mundësinë të premtojmë për zgjedhjet lokale, të premtojmë për vazhdimin e mandatit tonë qeverisës, por edhe të premtojmë për mandatin lokal që do të na vijë së shpejti, sepse ne, sot, ua kemi provuar shqiptarëve aftësinë tonë për të qeverisur, menaxhuar dhe për të punuar për qytetarët tanë. Një vit më parë , në kohën e fushatës elektorale,kryeministri Berishja u tha shqipatrëve , do të krijojmë një qevri që të jete qeveri e shëreimeve dhe e shërbesave, trë mos jetë qeveri e politikanëve që duantë majmen me paratë e qytetraeve, të mos jetë qeveri e njerëzve që auzojnë me pushtetin, të mos jetë qevri e njerzve që duan të mendojne vetëm privilegjrt e tyre, por të jetë një qeveri që të mendojë për popullin e vet.

Në më shumë se një vit qeverisje, ne treguam që tu shërbesh qytetarëve të tu do të thotë që tu rrisësh atyre rrogat, tu rrisësh pensionet, do të thotë t'ua bësh atyre jetën më të mirë seç e kanë patur, tu shërbesh qytetarëve të tu, do të thotë të kujdesesh për fëmijët e tyre, për shëndetin e tyre. Në më shumë se një vit qeverisje ne nuk kemi patur në qendër të vemendjes, blerjen e makineve lluksoze për qeverinë, nuk kemi patur në qendër të vëmendjes udhëtimet turistike me "çarter" jashtë shtetit, apo ndërtimin e apartamenteve private për pushtetarët me paratë e taksapaguesve dhe nuk kemi patur në qendër të vemendjes marrjen e rushfeteve nga tenderat publike, ne kemi patur në qendër të vemendjes shqiptarët, kemi punuar për ta me perkushtim, duke menaxhuar me nikoqirllëk të gjitha paratë publike, me qëllim që financimet në këtë vend të shkojnë në dobi të njerëzve. Unë besoj se ne sot e kemi këtë mundësi që tu themi qytetarëve, na besuat punë dhe ne ju kthyem punë dhe rezultat. Ju faleminderit"

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›