Sot paradite, nën drejtimin e Kryeministrit Sali Berisha, u zhvillua mbledhja e Këshillit të Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë (KRRTRSH). Në këtë mbledhje u miratuan kÃ
Sot paradite, nën drejtimin e Kryeministrit Sali Berisha, u zhvillua mbledhja e Këshillit të Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë (KRRTRSH). Në këtë mbledhje u miratuan këto vendime:
1- Studimi për vendosjen e terminaleve të gazit natyror të lëngëzuar dhe infrastrukturës përkatëse në bregdetin e qarkut Fier.
Studimi, i projektuar nga një grup i gjerë ekspertësh të fushave të ndryshme, përcakton tre zona për ndërtimin e terminaleve, zonën në veri të grykëderdhjes së lumit Vjosë me sipërfaqe 60 ha dhe zonën në jug e veri të kanalit të Hoxharës me sipërfaqe përkatësisht 120 dhe 30 ha. Përfituesit më të mëdhenj nga ndërtimi i terminaleve të gazit natyror të lëngëzuar parashikohet të jenë TEC-et për prodhimin e energjisë, industria dhe konsumatorët familjarë.
Pranë Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës kanë paraqitur kërkesën dhe kanë marrë autorizimin për realizimin e projekteve të tyre në këtë zonë tre kompani EGL, ASG Power dhe Trans European Energy. Zbatimi i këtyre projekteve të rëndësishme do t'i japë një shtysë të madhe zhvillimit ekonomik në Shqipëri, por dhe më gjerë.
Kompania ASG Power ka avancuar në projektin e saj dhe pritet të fillojë punimet në muajin gusht të këtij viti dhe t'i përfundojë ato në vitin 2009. Projekti parashikon ndërtimin e terminalit të gazit të lëngshëm, ndërtimin e gazsjellësit që do të lidhin Shqipërinë me Italinë si dhe kabllin nënujor të linjës së tensionit të lartë me Italinë. Nga zbatimi i këtij projekti, me vlerë të përgjithshme 2.3 miliard dollarë, parashikohet realizimi i 250 milion dollarë kontrata për punime civile dhe punësimi i 3500 punonjësve gjatë periudhës së ndërtimit dhe 350 punonjësve të përhershme për vënien në shfrytëzim të tij.
Në fjalën e tij, duke e konsideruar vendimin tepër të rëndësishëm që i hap rrugë realizimit të investimeve madhore në sektorin energjetik dhe zhvillimin ekonomik të vendit, Kryeministri bëri këto komente:
"Sot vendosim miratimin e shesheve të parkut energjetik të Fierit, i cili përfshin investime ndër më madhoret jo vetëm në Shqipërinë, por edhe në rajonin tonë. Dua të falënderoj kompanitë për besimin që shprehin ndaj Shqipërisë, duke projektuar e vendosur rrjete kaq të mëdha në Shqipëri. Gjithashtu dua t'i falënderoj për mirëkuptimin që kanë treguar, sepse është e vërtetë që fillimisht, për arsye të caktuara kishin projektuar Vlorën si vendvendosjen më të mirë të investimeve të tyre, por me një dialog të hapur e të sinqertë me qeverinë arritën të përcaktojnë një vendvendosje tjetër po kaq të përshtatshme për ta dhe për vendin.
Kompania ASG Poëer ka bërë një punë të madhe dhe realisht është në prag të fillimit të këtij projekti gjigant për vendin. Qeveria ka përzgjedhur si mënyrë partneriteti përpjekjen për të lehtësuar maksimalisht veprimtarinë e saj, ndërkohë që format e tjera të partneritetit komplikojnë procedurat. Mendoj mendoj se qeveria ka përzgjedhur si interesin më të mirë atë të investitorëve privatë. Pavarësisht se jemi në kuadrin e një investimi tërësisht privat, Shqipëria nuk do të ngurojë të nënshkruajë të gjitha marrëveshjet për të cilat ajo ka interes, si për furnizimin e TEC-it të Vlorës me gaz, furnizimin e TEC-ve, të tjera pasi një seri TEC-esh do të ndërtohen në Shqipëri për të dalë përfundimisht nga varësia e prodhimit të energjisë nga burimet ujore. Sikundër qeveria do të konsiderojë shumë seriozisht edhe ofrimin e depozitave natyrore të gazit në rast se është e nevojshme për të lehtësuar veprimtarinë, lejen koncesionare për kabllin nënujor të transmetimit. Siç kemi vendosur në mirëkuptim të plotë që në takimet e para, si kompania që ka avancuar më shumë në projektin e saj, natyrisht, do të ketë nga qeveria ofertat më të mira të mundshme që qeveria mund të bëjë.
Sheshet do të jenë të ndara e të veçanta për të tre projektet, të cilat janë projekte shumë të mëdha. Edhe dy kompanitë e tjera janë kompani shumë serioze. Është i rëndësishëm fakti që EGL-ja zgjidhi në Shqipëri tërësisht problemin e gjurmës së gazsjellësit. Natyrisht i mbetet ta zgjidhë edhe në vende të tjera. Ne jemi të gatshëm para të tjerëve që edhe ky gazsjellës i madh, që synon të lidhë burimet e Kaspikut me Italinë dhe Evropën Perëndimore të ketë lehtësirat e nevojshme në Shqipëri. Në këtë mënyrë, Fieri do të ketë një nga parqet më të fuqishme energjetike jo vetëm në Shqipëri por edhe në rajon."
2- U miratua detyra e projektimit për Planin e Përgjithshëm Rregullues të fshatit Voskopojë.
3- U miratua sheshi dhe leja e ndërtimit për depozitat e naftës dhe nënprodukteve të saj në Porto Romano, për shoqërinë "Europetrol".