E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Sot për mua, nesër për ty”, studentët e Shkodrës dhurojnë gjak për fëmijët talasemikë

Nën Moton “Sot për mua, nesër për ty” studentët e lëndëve klinike dhe paraklinike u bënë bashkë në fushatën sensibilizuese për të dhuruar gjak. Tashmë një pjesë e të rinjve dhurimin e gjakut e kanë kthyer në vullnetarizëm të përvitshëm.

“Jam aktivizuar në mënyrë vullnetare me kryqin e kuq dhe jam  aktivist dhe i bëj thirrje të gjithë studentëve shkodran të dhurojnë sa më shumë gjak sepse është një nismë pozitive”, u shpreh një student.

“Kam dhuruar disa herë dhe e bëjmë këtë për të ndihmuar fëmijët talasemik”, tha nja tjetër student.

Koordinatorja e kryqit të kuq në Shkodër Vera Gjinaj tregon se këto dhurime do të shkojnë për të sëmurët talasemikë që marrin trajtim në qytete të tjera. Ndërkohë që nevojat për gjak janë të mëdha edhe për spitalin rajonal Shkodër.

“Këto shkojnë për pacientët talassimik që nuk trajtohen në Shkodër por ne vazhdimisht bëjmë dhurime të organizuara për spitalin rajonal”, tha Gjinaj.

Seancat e dhurimit të gjakut në Shkodër janë të shpeshta dhe qëllim mbetet krijimi I komunitetit vullnetar për dhurime periodike.

Gazetare: M. Gjoni

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›