Sot përballen Olimpiku i Marsejës me Bajernin e Mynihut
Në kuadër të ndeshjeve gjysmëfinale për Ligën e Kampioneve sot në Lion luajnë Olimpik i Marsejë kundër Bajernit të Mynihut. Në ndeshjen e parë të luajtur në Mynih, ekipi gjerman fitoi me rezultatin 1 -0.
Olimpiku i Marsejës nuk ka qenë asnjëherë më parë pjesëmarrës në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve dhe ka fajësuar mungesën e përvojës për humbjen e javës së shkuar.
Në kuadër të gjysmëfinaleve nesër përballen Barcelona me Interin. Ekipi italian fitoi në ndeshjen e parë me rezultatin 3-1 kundër spanjollëve të Barcelonës.