Moisiu:Shteti ligjor në Shqipëri,i dobët

Shteti ligjor në Shqipëri është ende i dobët. Kështu ka deklaruar ish-presidenti i Republikës, Alfred Moisiu i cili theksoi se politika shqiptare ka shqetësim parësor si të marrë pushtetin me çdo kusht dhe si të përdorë sa më mirë brezin e ri në këto synime. Duke marrë si shembull eksperiencën e tij, Moisiu ka deklaruar se është lehtë të shkelet shteti ligjor, por për funksionimin e demokracisë duhet zbatuar ligji. " Të punosh me korrektësi është shumë e vështirë. Unë nuk mund të veproja ndryshe nga sa veprova. Në një shtet ligjor duhen respektuar ligjet", shtoi ai.
Në një konferencë organizuar nga Dhoma Amerikane Tregtisë, Moisiu u shpreh se, për politikën nuk ka rëndësi mjeti, por arritja e qëllimit. Ai nënvizoi se duhet ngritur integriteti i politikanëve.
Në një konferencë organizuar nga Dhoma Amerikane Tregtisë, Moisiu u shpreh se, për politikën nuk ka rëndësi mjeti, por arritja e qëllimit. Ai nënvizoi se duhet ngritur integriteti i politikanëve.