Sot përpjekja e 20 për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Kuvendi i Kosovës ka hyrë në një ngërç politik sa i përket konstituimit të tij. Këtë të premte, deputetët do të mblidhen sërish në përpjekjen e tyre të 20-të për konstituimin e Kuvendit.
Seanca e sotme e Kuvendit do të nisë në orën 10:00, ndërsa kujtojmë se vetëm dy ditë më parë, deputetët u mblodhën në Parlament në përpjekjen e 19-të për konstituimin e legjislaturës së 9-të ndonëse edhe në këtë seancë dështoi sërish formimi i komisionit për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit.
Në seancën e së mërkurës nuk u arrit kuorumi i nevojshëm për komisionin zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, pasi subjektet politike parlamentare, PDK, LDK, Lista Serbe dhe AAK-Nisma, nuk propozuan deputetë për anëtarë të këtij komisioni.
Partitë politike fajësojnë njëra-tjetrën për bllokadën e krijuar.
/rtsh.al/