E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot qeveria Rama, konfirmohen emrat e 6 ministrave

Kryetari i PS, Edi Rama- faqe 4Kryeministri i zgjedhur Edi Rama pritet të bëjë publikë sot emrat e bashkëpunëtorëve të tij në kabinetin qeveritar. Në fakt, kryeministri i zgjedhur Edi Rama kishte lajmëruar dje në mbrëmje një konferencë për shtyp, të cilën e shtyu për sot në orën 11:00.

Burime nga PS bënë të ditur se ai e ka mbajtur shumë sekret temën e konferencës. Por dy janë çështjet, për të cilat vetë Rama ka lajmëruar se do ti bëjë publike shumë shpejt. E para është programi 300- ditor i qeverisë së re, dhe e dyta është lista me ministrat e qeverisë së re. Këtë të fundit ai e lajmëroi që do ta shpallte, ose ditët e fundit të korrikut, ose javën e parë të gushtit.

Kështu, është thuajse e sigurtë që në krye të ministrisë së Finanave do jetë ish-Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Shkelqim Cani, në krye të ministrisë së Brendshme do jetë Saimir Tahiri, në krye të ministrisë së Ekonomisë Mimi Kodheli, në krye të ministrisë së Shëndetësisë do të jetë Klodiana Spahiu, në krye të ministrisë së Transporteve do të jetë përfaqësuesi i LSI, Lefter Koka dhe në krye të Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, Ylli Manjani.

EMRAT QË FLITEN PËR MINISTRA TË QEVERISË RAMA

                                         KRYEMINISTRI EDI RAMA PS
                           ZV/KRYEMINISTRI SKËNDER GJINUSHI PSD/PS
1. Ministria e Financave Shkëlqim Cani PS
2. Ministria e Brendshme Saimir Tahiri
3. Ministria e Mbrojtjes Luan Rama/Taulant Balla LSI/PS
4. Ministria e Jashtme PS
5. Ministria e Integrimit Europian Paskal Milo PDS/PS
6. Ministria e Drejtësisë Muharrem Kushe/Damjan Gjiknuri/Spartak Ngjela
7. Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Mimi Kodheli PS
8. Ministria e Energjisë dhe Industrisë Ylli Manjani LSI
9. Ministria e Zhvillimit Urban e Turizmit Artan Lame/Ilir Beqja
10. Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës Lefter Koka LSI
11. Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural e Administrimit të Ujërave PBDNJ/PS
12. Ministria e Shëndetësisë Klodiana Spahiu PS
13. Ministria e Arsimit dhe Sportit Ledi Shamku/Mimoza Hafizi PS
14. Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erjon Veliaj/PBDNJ
15. Ministria e Kulturës Blendi Klosi PS
16. Ministria e Mjedisit P.Kristiandemokrate

                             MINISTRAT E SHTETIT:
17. Ministër për Inovacionin e Administratën Publike Milena Harito PS
18. Ministër për Çështjet Vendore Lindita Nikolla PS
19. Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin Ermonela Felaj/LSI
20. Agjencia e menaxhimit të bregdetit Auron Tare PS

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›