FOTOT/ Ushtria me minifunde e një diktatori (VIDEO)
Si robotë, qindra femra ushtarake parakaluan përpara diktatorit koreano- verior Kim Jong Un për të festuar 60 vjetorin e përfundimit të Luftës Koreane.
Me taka e me minifunde, kjo është ushtria e femrave e një diktatori.
Mbarë bota ka parë paradën e zhvilluar me këtë rast, por ajo që ka habitur ekspertët është prania e madhe e regjimenteve të femrave.
Ato i kanë flokët e prera njësoj, thuajse kanë të njëjtën gjatësi dhe në gjoks mbajnë nga një ose dy medalje.
Disa dezertorë thonë se prania e femrave në ushtri është e jashtëzakonshme, duke arritur deri në 40 përqind.
Kështu, në një vend me trupë ushtarake 1.2 milion, i bie që gati gjysëm milionë të jenë femra.
Së fundmi, një vendim lejon pranimin në ushtri edhe të femrave 142 centimetra. Më përpara limiti ishte 145 centimetra, por femrat po lindin gjithmonë e më të shkurtra për shkak të kequshqyerjes./ep






