Sot rotacioni ne Presidence

Sot në orën 18:30, presidenti i zgjedhur, Bujar Nishani do të kryejë betimin në Kuvend e më pas do të niset drejt Presidencës për të zëvendësuar presidentin në largim, Bamir Topi.
Gjithçka do të nisë në orën 18:30 në sallën e seancave plenare të Parlamentit, ku Presidenti Nishani do të bëjë ceremoninë e betimit, përpara deputetëve, ndërkohë që kreu i Kuvendit, Jozefina Topalli, do të lexojë formulën e betimit. Pas betimit në Kuvend, kreu i ri i shtetit do të niset drejt selisë së Presidentit, ku do të hyjë me eskortë jo nga dera qendrore, por PresidentiOrët e fundit në Presidencë Analistët: Si ishte Topi, ç'duhet të bëjë Nishani nga krahu i zyrave.
Nga ora 19:00 deri më 19:25 në selinë e Presidencës mbërrijnë trupi diplomatik dhe të ftuarit. Tribuna A rezervohet për titullarët e përfaqësive diplomatike, ndërsa Tribuna B dhe ajo qendrore C për personalitetet e larta shtetërore dhe miqtë e ftuar. Ndërkaq, për 15 minuta, Presidenti aktual, Bamir Topi, dhe Presidenti i ri, Bujar Nishani, do të qëndrojnë në zyrën e kreut të shtetit, në një takim ceremonial të dorëzimit të detyrës. Më pas, në orën 19:29 nis ceremonia zyrtare, ku dy presidentët dalin përpara derës qendrore. Pesë minuta më pas, ekzekutohet Himni Kombëtar dhe flamuri qendror i ngritur.
Pas himnit, Ministria e Mbrojtjes do të simulojë 21 të shtëna topi, me interval kohor, 30 sekonda nga njëra-tjetra. Truproja e nderit do të parakalojë para Presidentit Bujar Nishani. Pas dorëzimit të Kushtetutës nga kreu i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, Presidenti Nishani, do të mbajë fjalën e inaugurimit, e cila zgjat më pak se 10 minuta. Më pas zhvillohet ceremonia e largimit të Presidentit Bamir Topi, i cili do të shoqërohet me katër motoçikletat ceremoniale dhe nga xhami i hapur mbrapa, përshëndet me dorë të gjithë të ftuarit e Tribunës A, kryesisht të trupit diplomatik. Më pas kreu i shtetit, Bujar Nishani, bashkë me Zonjën e Parë, djalin dhe vajzën do të bëjnë foton ceremoniale, për të kaluar më pas në pritjen e posaçme në sallën 'Skënderbeu'.
Zoti Nishani u zgjodh President me 73 votat e mazhorancës në raundin e katërt të votimit në Kuvend për presidentin e ri të vendit. Mazhoranca dhe opozita dështuan në gjetjen e një emri konsensual, edhe pse dy krerët kryesorë të tyre, kryeministri Sali Berisha dhe Edi Rama zhvilluan dy takime.
Ndërkohë, për mbarëvajtjen dhe sigurinë gjatë orëve të ceremonisë së betimit dhe marrjes së mandatit të Presidentit të Republikës nga Bujar Nishani, Policia e Tiranës njoftoi kufizimet e qarkullimit dhe parkimit në kryeqytet.
Nga ora 06:00 e mëngjesit të sotëm e deri në orë 22:00 ndalohet parkimi në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, ndërsa nga ora 17:00 deri në 22:00, në këtë bulevard do të ndalohet edhe qarkullimi. Parkimi i automjeteve ndalohet edhe në një segment të rrugës Abdyl Frashëri.