E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot, u zhvillua mbledhja e Këshillit të Ministrave. Në fillim të saj, Kryeministri Berisha u ndal në disa vendime të rëndësishme, ndër të cilat dërgimi në parlament i aktit normativ për

Sot, u zhvillua mbledhja e Këshillit të Ministrave. Në fillim të saj, Kryeministri Berisha u ndal në disa vendime të rëndësishme, ndër të cilat dërgimi në parlament i aktit normativ për shpërblimin shtesë prej 50 mijë lekë (të vjetra) për punonjësit e administratës dhe pensionistët.

Ndër të tjera, Kryeministri u shpreh:

"Mbledhja jashtë rradhe e Këshillit të Ministrave është thirrur për shkak të një serie vendimesh të domosdoshme, ndër të cilat akti normativ për kartolinën e viti të ri për pensionistët dhe punonjësit e administratës. Si i tille ai duhet ti dërgohët parlamentit, sepse nuk është në kompetencën e qeverisë të rialokojë një fond të tillë, por kete duhet ta bëjë parlamenti dhe zoti Bode e ka përgatitur. Ky përbën një vendim shumë pozitiv jo vetëm në aspektin njerëzor, por edhe në aspektin e korrektesës administrative, sepse është një mënyrë funksionimi e administratës."

Gjithashtu, Kryeministri Berisha u ndal edhe në një tjeter projektligj të rëndësishëm, atë të shndërrimit të Policisë Ndërtimore në Inspektoriat Ndërtimi dhe vendosjen e tij nën drejtimin dhe autoritetin e pushtetit vendor.

Duke komentuar këtë projektligj, Kryeministri shtoi:

"Një ligj tjetër shumë i rëndësishëm eshte ai i Inspektoriatit të Ndërtimit. Policia Ndërtimore shndërrohet në Inspektoriat Ndërtimi, decentralizohet dhe vendoset nën drejtimin dhe autoritetin e bashkive dhe komunave të vendit.

Ligji parashikon thjesht një supervizim të kësaj veprimtarie nga një njësi e Ministrisë së Punëve Publike, ndërsa i gjithë zbatimi i ligjit dhe përzotësia ndaj zbatimit të tij dhe territorit i kalon qeverisjes vendore. Ne kete menyre bëhet decentralizimi në një institucion, një veprim ky shumë i domosdoshëm.

Për tetë vjet, qeveritarët e mëparshëm, e mbajtën si kamzhikun e qeverisë dhe nuk e bënë një veprim të tillë. Është e pamundur që, jashtë angazhimit të plotë ligjor dhe konkret të qeverisjes vendore, qeveria qëndrore të mund të përmbushë detyrimin që ka për kontrollin e territorit. Këtë mision e përmbushin shumë më mirë qeveritarët vendorë, te cilet me ligj, janë përgjegjës për administrimin e territorit. Mund të ndërtojnë ndonjëherë bunkerë, por nuk do ti lejojmë qe ti ndërtojnë. Natyrisht ka mekanizma ligjore që nuk lejojnë rikthimin tek praktika e bunkerizimit në vendin ish bunker.

Një dialog duhet të zhvillohet edhe për funksionalitetin e Policisë Bashkiake. Në rast se ata kanë nevojë që tu jepen kompetenca të tjera ligjore, sidomos tani që ne po decentralizojmë me shpejtësi pronat dhe ujësjellësat, në rast se ka nevoja për rishqyrtim të ligjit, duhet ta rishqyrtojmë. Konsolidimi i decentralizimit e ndihmon shumë vendin. Konsolidimi i qeverisjes vendore është edhe konsolidim i vetë shtetit ligjor dhe funksionimit të tij. Ndaj dhe e konsideroj shumë të rëndësishme.

Ligji nuk ka qenë një ligj fare i thjeshtë, sepse nuk mund të nisesh vetëm nga funksionet e Policisë Ndërtimore për të krijuar inspektoriatin. Inspektoriati i ndërtimit është një koncept më i gjerë. Ndaj le të rindërtojmë me këtë institucion, sikundër i kërkoj Policisë Ndërtimore të zbatojë me përpikmëri ligjin deri në zëvendësimin e saj me institucionin e ri dhe të jenë të sigurtë se cdo vlerësim do të bëhet mbi bazën e punës që është bërë, qëndrimit të tyre ndaj ligjit."

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›