E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot zgjedhje në dy Komuna të Shkodrës dhe Korçës. Situata e qetë

vota

Sot Partia Demokratike dhe Partia Socialiste përballen për të fituar drejtimin e dy njësive vendore në Korçë dhe Shkodër.

Sot zhvillohen zgjedhjet e pjesshme për kryetar të komunës Rrethina të qarkut të Shkodrës dhe komunës Dardhas të qarkut të Korçës. Në zgjedhjet e datës 1 shtator do të marrin pjesë në zgjedhje 19 453 qytetarë me të drejtë vote, të cilët do të vendosin për krerët e rinj të dy komunave.

Demokratët në qarkun e Shkodrës do të garojnë me kandidatin Ridvan Guri për kryetar të komunës Rrethina. Kurse socialistët kanë vendosur të kandidojnë në këtë zonë Luan Harushën, kandidaturë e mbështetur edhe nga Lëvizja Socialiste për Integrim.

Ndërsa në komunën Dardhas të Korçës do të jetë një përballje mes ish-aleatëve PD dhe LSI. Për kreun e kësaj komune do të kandidojë nga PD Gentian Pere, kurse përballë tij do të jetë Genci Hamollari, kandidat i Lëvizjes Socialiste për Integrim, i mbështetur nga Partia Socialiste.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›