E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot zhvillohet debati i rradhes mes kandidateve republikane per garen presidencale

Kandidatet republikane per President pritet te zhvillojne sonte debatin e tyre me te fundit ne nje kazino te Las Vegasit.

Disa anketa paraqesin si kryesues ish-drejtorin ekzekutiv te nje firme picash Herman Kein. Gjashte pretendentet e tjere republikane pjesemarres ne debat pritet te kritikojne planet e tij per reformimin e sistemit te taksimit.

Zoti Kein i cili nuk ka sherbyer asnjehere me pare ne ndonje post publik por qe preferohet nga konservatoret ka fituar vemendje me planin e tij te quajtur 9-9-9.

Ky plan parashikon shkurtimin e taksave personale dhe te shoqerive private ne masen 9 perqind dhe krijimin e nje takse kombetare mbi shitjet prej 9 perqindesh.

Zoti Kein eshte i vetmi Afro-Amerikan midis kandidateve republikane dhe ka fituar interesin e publikut me menyren e tij te kendshme te te folurit dhe aftesine per te krijuar lidhje me publikun.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›