E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot zhvillohet ndeshja Shqipëri-Islandë

Kombëtarja shqiptare do të ndeshet sot me Islandën në stadiumin “Qemal Stafa”, ndeshje kjo e vlefshme për eliminatoret “Brazil 2014″.
 

Kuqezinjtë kanë një ëndërr, që është kualifikimi në finalet e një eventi të madh, si Botërori. Nëse Shqiperia i kalon me sukses dy ndeshjet ndaj Islandës por edhe ndaj Sllovenisë në datën 16 tetor, do të thotë se ëndrra mund të bëhet realitet.
 

Trajneri i Kombëtares shqiptare Gianni De Biasi ka konfirmuar më herët që këtë radhë veç atyre që dihen është rithirrur një lojtar i njohur siç është Debatik Curri.
 

Shqipëria pas dy ndeshjeve të para, në eliminatoret e Botërorit "Brazil 2014", ka tre pikë, aq sa Islanda. Sllovenia i ka humbur dy ndeshjet e para dhe pretendon të bëjë kthesën në ndeshjet e radhës, me 16 tetor, kur do të luajë perballë Shqipërisë në stadiumin tonë kombëtar. Zvicra kryeson Grupin E me gjashtë pikë, pasi ka fituar dy ndeshjet e para ndaj Sllovenisë në Lubjane dhe ndaj Shqipërisë, në Lucerne.
 

Finlandezi Toni Asuma do të jetë arbitri që do të gjykojë ndeshjen mes Shqipërisë dhe Islandës I cili shquhet për rreptësinë e tij në gjykim.

Ja lista e lojtarëve të kombëtares shqiptare që është publikuar nga De Biasi:
1.Samir Ujkani 05.07.1988 Palermo
2. Etrit Berisha 10.03.1989 Kalmar
3. Orges Shehi 20.09.1977 SK Skenderbeu
4. Lorik Cana 27.07.1983 SS Lazio
5. Armend Dallku 16.06.1983 Vorskla Poltava
6. Tefik Osmani 25.02.1985 KF Vllaznia
7. Andi Lila 12.02.1986 PAS Jannina
8. Mergim Mavraj 09.06.1986 Sppg Greuther Furth
9. Debatik Curri 28.12.1983 Genlcerbirligi
10. Renato Arapi 28.08.1986 SK Skenderbeu
11. Franc Veliu 11.11.1988 KF Flamurtari
12. Jahmir Hyka 08.03.1988 Luzern
13. Emiljano Vila 12.03.1988 PAS Jannina
14. Burim Kukeli 16.01.1984 FC Zurich
15. Ansi Agolli 11.10.1982 Qaraback
16. Sabien Lilaj 10.02.1989 SK Skenderbeu
17. Gilman Lika 13.01.1987 KF Tirana
18. Ervin Bulku 03.03.1981 Sepahan
19. Armando Sadiku 27.05.1991 Lugano
20. Alban Meha 26.04.1986 Paderborn 07
21. Hamdi Salihi 19.01.1984 DC United
22. Odise Roshi 22.05.1991 FSV Frankfurt
23. Erjon Bodgani 14.04.1977 Siena
24. Edgar Çani 22.07.1989 Polonia Varshava
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›