E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Spahia: Institucionet arsimore në fokus të investimeve të bashkisë

Institucionet arsimore kanë qenë këtë vit në fokus të investimeve dhe do të vazhdojnë të jenë prioriteti ynë kryesor. Ky ishte mesazhi që përcolli kandidati për kryetar i bashkisë Shkodër i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Bardh Spahia me edukatoret e kopshteve dhe çerdheve.

Spahia përmendi risitë që kanë patur investimet në fjalë, duke patur si qëllim kryesor rritjen e standardeve në këto godina.

“Do rritet numri i kopshteve me drek, kalimin në një stad tjetër të ndërtesave të kopshteve dhe çerdheve, është miratuar financimi i veshjes me termo-izolim të dy kopshteve dhe ngrohej me panele diellore që kalon në një stad tjetër cilësinë e ngrohjes dhe përdorimin efikas të energjisë.

Kemi punësuar 7 edukator për personat me aftësi ndryshe. Bashkia ka filluar të pranojë nëpër kopshte fëmijët me aftësi ndryshe që asnjë fëmijë dhe familje të mos ndihet vetëm”, tha Bradhi.

Drejtuesit e kopshteve dhe çerdheve si dhe edukatorët duke i cilësuar të rëndësishme këto ndryshime, kërkuan të vazhdohet me këto ritme.

Fëmijët dhe stafet edukative meritojnë më shumë pasi e ardhmja ju përket atyre, tha Spahia, duke i ftuar të vazhdojnë këtë bashkëpunim të nisur edhe për 4 vitet në vazhdim.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›