E Diel, 1 Nëntor 2026

Spahiu: Berisha përdor 100-vjetorin e Pavarësisë për fushatë

Gjatë një takimi me qytetarët e Lushnjes, kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka akuzuar sërish kryeministrin Berisha. 

Sipas tij, kreu i qeverisë po përdor ditën e 100-vjetorit të Pavarësisë për të bërë fushatë elektorale. Deklarata e Spahiut vjen në prag të vizitës së komisionerit për zgjerim në BE, Stefan Fyle në vendin tonë.

“Brukseli do mbërrijë në Tiranë, por cfarë do të ndodhë, ata do vijnë të kërkojnë 12 standarte, por kryeministri Berisha nuk do tua japë. Fyle dhe Brukseli do vijnë për 12 rekomandimet, por Berisha dhe qeveria e tij do ti japin kopjen e ftesës për ditën e Pavarësisë, të cilën ka një muaj që e shumëfishon për tja dhënë çdo lideri politik ndërkombëtar, që ta shëndërrojë këtë ditë në fushatën e tij elektorale duke keqpërdorur ndërkombëtarët”, komentoi Spahiu.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›