E Shtunë, 31 Tetor 2026

Denoncimi, ja si vidheshin paratë në Bashkinë e Tiranës

—-Nga Matilda Alku—-

Tiranë- Pas publikimit të denoncimit të një ish- nënpunësi të Bashkisë së Tiranës, lidhur me abuzimet në parkun e automjeteve të kësaj bashkie, gazeta IDEA siguron dokumente që tregojnë vërtetësinë e denoncimit.

Gëzim Vaska, mekanik i Bashkisë së Tiranës, pas 35 vitesh punë i është komunikuar pushimi nga puna në vitin 2010, kohë kur në krye të bashkisë ishte z. Edi Rama.

Pushimi i është argumentuar me shkurtimin e vendit të punës, për arsye se makinat e bashkisë do të riparohen në një servis të kontraktuar nga bashkia.

Por ish-mekaniku pretendon që arsyeja e vërtetë pse ai është larguar nga puna, është fakti që ai nuk ka rënë dakort të firmoste faturat e blerjes së pjesëve të këmbimit përmes të cilave kryehej një vedhje, jo e vogël. Madje ia ka ngritur zërin duke informuar autoritetet drejtuese në bashki dhe si shpërblim e nxorren në rrugë.

Sipas tij, administrata bashkiake blinte pjesë këmbimi për makinat e bashkisë, që ishin të një cilësie shumë të dobët dhe me një çmim shumë më të lartë se ato të tregut. Pasi i është komunikuar pushimi nga puna, Gëzim Vaska i ka paraqitur një ankesë drejtuar Auditit të Brendshëm pranë Bashkisë Tiranë, ku ka kërkuar edhe verifikimin e shkeljeve që kishte konstatuar.

Drejtoria e auditimit të brendshëm, pasi bën verifikimin e të dhënave dhe pas një studimi të tregut, vërteton shkeljet e pretenduara nga z. Gëzim Vaska. Në një shkresë zyrtare, drejtuar ish zv/kryetares se bashkisë znj.Albana Dhimitri, shkresë kopje të së cilës gazeta IDEA disponon, auditi i brendshëm shkruan:

Për verifikimin e pretendimit të z. Gëzim Vaska, nga ana jonë u bë testimi i tregut për disa nga pjesët e këmbimit të blera për riparimin e automjeteve të Bashkisë, ku konstatuam së çmimet e pjesëve të këmbimit sipas fletë hryjes së Bashkisë, në përgjgithësi janë më të larta së çmimet që na rezultoi nga testimi i tregut ne disa subjekte private që tregotijnë pjesë këmbimi.

Ja cilat janë rezultatet e verifikimit të Auditit të Brendshëm të Bashkisë së Tiranës

EmërtimiCmimet sipas fletehyrjes se BashkiseCmimi mesatar sipas testimit te tregutDiferenca me cmimet e blera nga Bashkia
1.Amortizator I I Bora13.2006.500+6.700
2.Amortizator I II Bora14.4005.000+8.900
3.Bateri 100 AH16.20010.500+5.700
4.Gomina central5.4001.800+3.600
5.Gomina Transmesioni8.4004.500+3.900
6.Gomina Shpatulle6.6002.800+3.800
7.Gomina krahu Bore5.280500+4.780
8.Rip dynamo4.2001.970+2.230
9.Rip motori benzi3.0001.650+1.350
10.Rip motori Polo5.4001.770+3.630
11.Kandele Polo1.440540+900
12.Koke zbare benzi1.4401.150+290
13.Koke paralele4.2001.050+3.150
14.Filter vaji2.880535+2.345
15.Filter nafte3.360300+2.860
16.Filter ajri1.590750+840
17.Ferota i-re8.0022.650+5.352
18.Kuzhinjetë rregjistër4.2001.700+2.500

Siç shihet edhe në tabelë, pjesët e këmbimit nga Bashkia e Tiranës  janë blerë me çmime shumë më të larta nga ato të tregut, në disa raste me disa fish. Në kolonën e fundit pasqyrohen, sipas verifikimit të auditit, të gjitha shumat abuzive që vërtetojnë shpërdorimin e fondeve publike dhe korrupsionin brenda Bashkisë së Tiranës. Vlen të përmendet që këto shuma kanë qënë thjesht një pjesë e faturave vetëm të një tremujori.

Shkresa e Auditit mbyllet me frazën: Përfundmisht konstatohet se vërejtja e bërë nga z.Gëzim Vaska për blerjen e pjesëve të këmbimit më çmime më të larta se tregu argumentohet. Shkresa është firmosur nga drejtoresha e auditit Dorina Klosi.

Por edhe pse denoncimi që ka bërë mekaniku është konfirmuar nga kontrolli i brendshëm i bashkisë, ai sërish nuk e ka rifituar vendin e punës. Madje, tani që në bashkia janë të tjerë drejtues, ai ka marrë edhe statusi I padëshiruar në Bashki, sepse, siç rrëfen nuk e lënë të hyjë as brenda.

Gëzim Vaska ka dy vjet që endet me dokumente që vërtetojnë korrupsionin brenda administratës së Bashkisë së Tiranës, që ka nga zyra e Avokatit të Qytetit deri te zyra e Krimit Ekonomik. Padyshim që në bashki nuk mund ta duan, pasi në asnjë zyrë shteti nuk mund të jenë të mirepritur njerëzit që denoncojnë korrupsionin. Ndërkohë që asnjë organ hetimi nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim pas denoncimit publik të mekanikut.

Më poshtë ne po ribotojmë denoncimin e mekanikut, nga ku mori udhë ky investigim, të cilin gazeta do ta vazhdojë:

Jam nje qyte

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›