Spahiu: Berishës do i hapimdosjen, konfiskojmë pasurinë
TIRANE- Aleanca Kuq e Zi zhvilloi sot një takim me ish të përndjekur politik ku premtoi hapjen e dosjeve si dhe kompensimin e ish të përndjekurve për vuajtjet gjatë periudhës së komunizimit por dhe gjatë qeverisjes së Sali Berishës.
Spahiu premtoi se me ardhjen në pushtet brenda 3 muajsh do të hapet dosjet e qeveritarëve dhe të kryeministrit Berisha si dhe do të konfiskohen e do të nxirren në ankand pasuritë e kryeministrit, familjarëve dhe ministrave dhe do të strehohen ish të përndjekurit.
“Sot aleanca vjen me një betim se akti i parë që do të bëjë eshtë hapja e dosjeve duke filluar nga ky njeri e të gjithë bashkëpunëtorët e tij. Sepse Kushtetuta njeh si parim bazë të dre tpër informim dhe kjo fillon së pari kur shqiptarët duhet të dinë se kush i qeverisi, ministrat dhe anëtarët e byrosë së re politike, deputetët e PD e PS.”- tha Spahiu
Ai shtoi se “do konfiskojmë, sekuestrojmë e nxjerrin në ankand apo të shndërrojnë në objektet e strehimit të gjithë pasuritë e pronave dhe shtetasit Berisha, familjarëve ministrave dhe deputetëve të tij. Ato do të jenë apartamentet ku do të strehoheni ju.“
(sg/shqiptarja.com)