Spahiu: Gjendja e grevistëve është rënduar

Mjekja dhe deputetja Klodiana Spahiu e cila kujdeset për gjendjen shëndetësore të grevistëve ka deklaruar se shëndeti i tyre është rënduar së tepërmi.
Spahiu theksoi se 10 prej tyre janë në gjendje më të rëndë.
"Sot të gjithë janë të shtrirë për shkak të pafuqisë, uljes së tensionit dhe mungesa e ushqimit ka sjelle pasojat e pritura", thotë Spahiu.
Ndërkohë deputeti Besnik Bare, i cili la grevën dy ditë më parë është rikthyer sërish në çadër, në gjendje më të mirë shendetësore për të vazhduar protestën e tij.