Rama: Protesta jonë për shqiptarët, nuk ndalet
Kryetari i Partisë Socialiste vizitoi sot grevistët, të cilët ndodhen në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza". Kryesocialisti reagoi sërish për ndërhyrjen e policisë në protestat duke deklaruar se u krijuan situata të panevojshme për shkak të një pushteti që ka humbur toruan. "Policia ka krijuar situata të panevojshme në kushtet e një manifestimi simbolik dhe një rezistencë paqësore. Këto janë shfaqje të shëmtuara për një pushtet që ka humbur toruan dhe largpamësinë . Ne jemi të vendosur , jemi të palëkundur se kërkesa jonë nuk ka të bëjë me interesin politik të një pale në dëm të interesit politik të një pale tjetër. Nuk ka lidhje me luftën për pushtet, por me interesin e shqiptarëve për t'u çliruar nga një sistem i mbyllur korruptiv", tha ai.
Zoti Rama ka falenderuar mjekët që i gjenden pranë ditë e natë grevistëve.