E Diel, 1 Nëntor 2026

Spahiu Ne KLD asnje presion politik

Nenkryetari i KLD-se Kreshnik Spahiu ka deklaruar se institucioni i tij nuk u eshte nenshtruar presioneve te klases politike.

Duke folur ne emisionin Top Story ne Top Channel Spahiu eshte shprehur se vakumi ne institucionet e drejtesise ka ardhur si pasoje e mungeses se ligjeve dhe te kompetencave te Konferences Gjyqesore.

Natyrisht qe jo. Nuk ka dale asnje politikan qe te ushtroje presion tek une. Megjithe diversitetin dhe antagonizmet qe ka mbajtur komiteti i gjyqtareve kjo ka qene nje krize qe seshte krijuar nga KLD. Ajo ka ardhur si pasoje e nje vendimi te Gjykates Kushtetuese qe shfuqizonte vendimin e Konferences Gjyqesore qe duhet te funksiononte me nje ligj me 3/5 ka deklaruar Spahiu.

Sipas tij zgjidhja e vakumit te krijuar vjen permes miratimit te nje ligji te ri qe i jep Konferences Gjyqesore me shume kompetenca.

Pikepamjet e mija per mbetjen e vendeve bosh ne institucionet e drejtesise mbeten qe per mirefunksionimin e Konferences Gjyqesore duhet nje ligj organik. Konferenca Gjyqesore ne nje fare menyre duhet te kete edhe kompetenca te tjera ka nenvizuar Spahiu.

Numri dy i KLD-se ka theksuar se institucioni i tij nuk ka asnje pergjegjesi per vakumin e krijuar ne instancat me te larta gjyqesore te vendit. Ai ia ka atribuar ate klases politike qe sipas tij krizen e saj ia ka transferuar edhe drejtesise.

Sa per KLD kur kam mbrojtur tezen per nje zgjedhje permes Konferences Gjyqesore KLD kishte dhene konsensusin per projektligjin dhe nga ana tjeter nuk mund te realizonim kete proces. Duhej sinkronizuar ligji me zgjedhjet. Ai nuk eshte miratuar dhe nuk ka perspektive te jete ne axhenden e Kuvendit per shkak te ngercit te krijuar ka shtuar Spahiu.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›