Spahiu Gjyqtari cam nuk lejohet te hyje ne Greqi
Zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë te Drejtësisë Kreshnik Spahiu
kërkon nga Ministria e Jashtme Greke që të sqarojë rastin e bllokimit në
kufi të një gjyqtari shqiptar me origjinë came.
Spahiu bëri me dije se gjyqtari me iniciale S.D dhe familja e tij u ndaluan të kalojnë kufirin edhe pse kishte një pasaportë shërbimit.
Zoti Spahiu theksoi se KLD është autoritet që mbron të drejtat e gjyqtarëve.