Spahiu: Jemi të hapur për kontrolle!

I pyetur për akuzat e opozitës se ministri Arben Imami po pengon kontrollin parlamentar, të kërkuar nga deputetët e opozitës, Spahiu tha se "Ministri Imami ka qënë disa herë në komisonin parlamentar të Sigurisë për të raportuar mbi atë që kanë kërkuar deputetët e të dyja palëve. Opozita ka të drejtën e saj të plotë kushtetuese dhe ligjore të thërrasë në seancë pyetjesh apo në interpelancë ministrin e Mbrojtjes për çështje të caktuara. MM është e gatshme të ballafaqohet me çdo deputet dhe këdo që do të dijë rreth veprimtarisë së MM-së, duke u shprehur e hapur për çdo lloj kontrolli”.
Ndërkohë, ditët e fundit, pas kërkesës së përfaqësuesve socialistë është miratuar nisja e kontrolleve në Ministrinë e Mbrojtjes lidhur me tregtinë e armëve dhe municioneve, por edhe mbi vendime të tjera të këtij institucioni.
2012-07-07 15:56