E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spahiu Konfiskim pasurive korruptive

Çdo pasuri te ministrave dhe zyrtareve te korruptuar te qeverise aktuale do te konfiskohet pas 23 qershorit. Me keto fjalë ka hapur mitingun drejtuesi i Aleances Kuqezi në qytetin e Korçës. Spahiu ka zgjedhur qytetin e Korçës për mbajtur kete takim edhe me rastin e 7 Marsit, Dites se Mësuesit.

"Jemi këtu për t'i premtuar Korcës dhe të gjithë qytertarëve që Aleanca Kuqezi më datë 24 qershor do të sekuestrojë të gjitha universitetet, të cilat janë pastrim i parave të ministrave më të korruptuar të Qeverisë shqiptare dhe shtetasit Berisha. Ata nuk mund të gëzojnë paratë duke shitur diploma me shumicë dhe pakicë. Ne vijmë me një moto për të shuar kaosin dhe anarkinë në sistemin arsimor në këto 23 vite, ku biznesi bëhej me Abetaren apo Gjeografinë, me Historinë. Sot ne vijmë me një premtim për të unifikuar abetaren, gjeografinë dhe Historinë e kombit tonë", tha Spahiu.

Ne fund te takimit Spahiu i kerkoi mbeshtetesve te Aleances Kuqezi që me 7 prill te marrin pjese ne marshimin qe kjo force politike do te mbaje ne Tirane.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›