E Diel, 1 Nëntor 2026

Spahiu Per dy vjet jane demilitarizuar 48.393 ton municion

Poligoni i Xibrakes eshte miratuar per djegie baruti puna e tij eshte ne perputhje me ligjin

Demilitarizimi i municioneve realizohet me kapacitet te plote ne 8 linja te demontimit industrial ne uzinat ushtarake dhe ne 8 poligone te miratuara me ligj per asgjesim me detonim. Ne vitin 2010 u asgjesuan 20.653 ton municione te ndryshme dhe u reduktuan 5-grupe-depo municioni. Per periudhen nga janari deri ne diten e sotme jane asgjesuar 21.200 ton municione dhe jane reduktuar 4-grupe-depo municioni. Nga viti 2009 deri me sot me 28 tetor jane demilitarizuar gjithsej 48.393 ton - keshtu eshte shprehur dje zv. ministri i Brendshem Ekrem Spahiu gjate nje konference per mediet. Kjo konference u organizua per te paraqitur punen qe Ministria e Mbrojtjes po ben per demitalirizimin e municioneve pike kjo qe perben prioritet per ministrine. Nisur nga kronika e para dy diteve e transmetuar ne nje nga mediet vendase per veprimtarine e poligonit Xibrake te rrethit Elbasan nga FA sipas se ciles asgjesohen municione ne nje poligon te pa miratuar me ligj zv. ministri Spahiu sqaroi opinionin publik se kemi te bejme me nje mangesi informacioni. Sipas tij ky poligon eshte miratuar per asgjesim djegie baruti me Ligjin nr. 10.293 date 01.07.2010. Poligoni ndodhet ne komunen Labinot - Mal prane fshatit Xibrake ne distance ajrore 9 km nga qyteti Elbasan 500 m nga linja hekurudhore Elbasan ndash Librazhd dhe 600 m nga banesa me e afert. Gjate kesaj konference zv. ministri u ndal vecanerisht duke shpjeguar se poligoni eshte perdorur per asgjesimin e barutit me djegie te hapur ne natyre nga ULP Mjekes dhe kohet e fundit edhe nga Forcat e Armatosura.

Procesi realizohet mbi bazen e Plan-Veprimit te MM-se

Per te pasur nje proces sa me te realizuar demilitarizimi i municioneve behet duke u bazuar ne tri prioritete baze te propozuara nga Ministria e Brendshme. Duke u mbeshtetur ne kete pike zbatimi i ketyre prioriteteve behet sipas kesaj radhe

1. Eksportim i municioneve theksoj i municioneve sipas legjislacionit vendas dhe nderkombetar.

2. Demontimi ne rruge industriale ne uzinat ushtarake 75 e sasise.

3. Asgjesimi me detonim ne poligone vetem per ato municione qe per shkak te gjendjes fizike nuk mund te demontohen ne rruge industriale.

Nisur nga rendesia e ketij procesi Ministria e Mbrojtjes dhe strukturat e FA-se kane bashkepunuar ngushte me pushtetin lokal duke shkuar here pas here ne te gjitha poligonet per te sensibilizuar komunitetin qe te qendrojne sa me larg poligoneve dhe te mos rrezikojne duke shkuar atje ku asgjesohen municione. Po keshtu nje pike tjeter e rendesishme ne kete proces eshte edhe respektimi standardeve mbi te cilat zhvillohet puna e demontimit ato duhet te plotesojne detyrimet si ne cdo vend tjeter te NATO-s.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›