Spahiu: Të gjithë të rinjtë duhet të jenë të punësuar, truri shqiptar ti shërbejë Shqipërisë

Përmet, 22 qershor, NOA Kryetari i partisë Lëvizja e Legalitetitka zhvilluar sot takimin e radhës në qytetin e Përmetit.
Në këtë takim ai ka prezantuar pesë kandidatët e PLL të listës shumë-emërore për qarkun e Gjirokastrës të cilët janë: Hamet Shehu, Elisabeta Suti, Fejzo Fejzo, Batiar Kasaj dhe Mikel Braho.
Spahiu u përqëndrua në rishikimin e historisë dhe përmendi kongresin famëkeq të Përmetit ku komunistët shqiptarë me një vendim partiak ndaluan rikthimin e Familjes Mbretërore në Shqipëri.Në fjalën e tij kryetari i PLL tha se Rishikimi i historisë është një domosdoshmëri kombëtare për të cilën historianët duhet të thonë fjalën e tyre dhe të nxjerrin në dritë historinë e vërtetë dhe jo atë që diktatura komuniste manipuloi për 45 vjet me radhë.
Duke i kushtuar një vend të vecantë cështjes për arsimin, Spahiu u shpreh se, nuk mund të pranojë që të rinjtë shqiptarë të dalin nga shkolla pa perspektivë profesionale dhe pa horizont për jetën e tyre.
Të gjithë të rinjtë duhet të jenë të punësuar, ose të kenë mundësi të vazhdojnë trajnime falas në institucione publike dhe private. Objektivi i kësaj partie është që truri shqiptar ti shërbejë Shqipërisë, kudo që të jetë dhe në mënyrë prioritare brenda vendit.
Për këtë qëllim PLL do ti japë prioritet shkollave dhe universiteteve publike në të gjithë vendin,duke garantuar nivele të larta të arsimit në shkollat dhe universitetet private, do të financojë programe të veçanta për rritjen e niveleve shkencore në universitetet shqiptare, do të stimulojë arsimin profesional për të shtuar specialistët në profile të ndryshëm dhe do të stimulojë rikthimin dhe punësimin në atdhe të gjithë të diplomuarve jashtë vendit.
el\NOA