Takimi Nano-Meta, reagon Veliaj: Ish-kryeministrat janë në dëshpërim të thellë

Tiranë, 22 qershor NOA Kreu i G99, Erion Veliaj reagoi sot pas mesditës, në lidhje me takimin mes Fatos Nanos dhe Ilir Metës, gjatë një vizite të zhvilluar tek një ndërmarrje fasonësh ne qytetin e Vlorës, duke e komentuar këtë takim si tregues të një dëshpërimi të thellë të tyre.
Tashmë duket fare qartë se pesë ditë para zgjedhjeve të ndryshimit të madh, ish-kryeministrat dhe Sali Berisha janë në një dëshpërim të thellë, tha Veliaj.
Ai i kujtoi Ilir Metës se e ka harruar me këto veprime kauzën e vetë LSI-së, duke bërë kështu ortakëri me Nanon dhe Berishën.
Lideri i G99, i cili ishte në këtë takim me fasonët bashkë me kandidatin e G99 në Qarkun e Vlorës, Genc Kojdheli, nënvizoi për të gjithë shqiptarët se vota për Nano-Metën është votë për Berishën.
k.k/NOA