Spahiu Vrasja e Konomit nje mesazh i qarte

Nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu ka deklaruar në emisionin “Top Story”, në Top Channel, se vrasja e gjyqtarit Skerdilajd Konomi, ishte një mesazh i qartë që kërkohej të jepej nga ekzekutorët.
Ai theksoi se Konomi u vra për cilësinë e tij si gjyqtar dhe denoncoi fenomenin e mosndëshkueshmërisë ndaj dhunuesve të anëtarëve të drejtësisë.
Spahiu ka theksuar se për shumë krime në Shqipëri dihen autorët dhe nuk thuhen asnjëherë, duke bërë përgjegjës për situatën e krijuar të gjithë mekanizmin shtetëror.
“Në çdo lloj rasti edhe sikur të ketë pasur rrethana personale, shumë qartë ai u vra për cilësitë e tija si gjyqtar. Nuk Vrasja e gjyqtaritNishani: Vrasja e Konomit, akt i krimit të organizuar KLD: Të zbulohen vrasësit Si vepruan policët ditën e vrasjes së Konomit? mbaj mend që të ketë ndodhur ndonjëherë një krim i tillë mafioz. Edhe në 1997 kur të gjitha burgjet u hapën, asnjë i burgosur nuk kreu një akt mafioz me këto përmasa ndaj prokurorëve që i kishin dënuar. Nuk mund të lejojmë që Shqipëria të shkojë në të njëjtat rrethana të Palermos të 50 viteve të shkuara. Ishte një sinjal i pastër në mënyrën se si u ekzekutua. Konomi ka qenë një nga gjyqtarët më të mirë, të ndershëm. Në sistemit gjyqësor shqiptar ndonëse ka të korruptuar ka edhe njerëz të ndershëm, siç ishte edhe Skerdilajdi”, deklaroi ai.
“Mesazhi i vrasjes nuk ishte për fëmijët e tij. Nga shtëpia e Skerdilajdit të vish deri në vendin e ekzekutimit duhen 20 minuta dhe mund të ekzekutohej në çdo lloj forme, por ky ishte një mesazh i qartë i dhënë”, tha Spahiu.
“Përgjegjësia kryesore është e gjithë mekanizmit shtetëror, e drejtësisë, e ligjit e shtetit. Është e gjithanshme që përfshinë elementë juridikë dhe politikë. Ne nuk mund të rrimë të heshtim. Shpesh dihen emrat edhe kur nuk dalin autorët”, theksoi nënkryetari i KLD-së.
Minxhozi: Vrasja e Konomit, e dyfishtë
Analisti Skënder Minxhozi u shpreh se vrasja e gjyqtarit Konomi ishte një “krim i dyfishtë”.
“Konomi jo vetëm që u vra, por u kthye në viktimën e një perceptimi publik që ecën me të dëgjuar dhe paragjykon gjyqtarët. Ai është viktimë e dyfishtë: i marrin jetën dhe paragjykohet si pjesë e sistemit të drejtësisë ku bënte pjesë”, shprehet Minxhozi.
“Krimi i organizuar në Shqipëri është i rrezikshëm dhe kjo është shumë shqetësuese. Shqipëria po i afrohet Italisë mafioze të viteve ’70. Krimi që bëhet në mes të një qyteti të madh në mes të sezonit turistik është i rëndë”, shton analisti.
Cipa: "Konomi", akt terrorist
Aleksandër Çipa, kryeredaktor i gazetës ‘Shqip’, thekson se vrasja e Skerdilajd Konomit është “një akt i pastër terrorist”.
“Në pikëpamjen kriminalistike ky është një akt terrorist sepse ndodh në qendrën e një qyteti të madh dhe ku kohë më parë është kryer një atentat i ngjashëm. Është akt i pastër terrorist, por këto ndodhin kudo, janë pjesë e kriminalitetit.
“Rasti Konomi është më i veçantë sepse shoqëria është e acaruar nga gjykatësi që pasurohet, por rasti “Konomi” nuk është ky rast. Ai e kishte të trashëguar pasurinë dhe këtu qëndron ndryshimi”, shton Çipa.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;}
function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count)
{
title = document.title;
show_ads_id = 2136;
show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php";
block_count=ppc_ad_block_count;
iframe_width=580;
iframe_height=115;
metainfo=document.getElementsByTagName('meta');
ref=document.referrer;
showContentAds(metainfo);
}
setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga socialja
Bulqizë, sindikatat kundër Nacos
Deklaratat e ministrit të Ekonomise kundër sindikatave që po drejtojne
grevën në minierën e Bulqizës kanë sjellë reagimin e ashpër të këtyre të
fundit.
Dollapi: Gjoba për shpërdoruesit e ujit
Thatësira dhe shperdorimi i ujit të pijshem nga qytetaret kanë shkaktuar
ndërprerje të furnizmit të banorëve në disa zona të kryeqytetit.
Drejtori i Ujesjelles-Kanalizimeve Sahit Dollapi tha se ka rene ndjeshëm
niveli i ujit në burime, ndaj duhet që të mos e shpërdorojme, pasi nëse
respektohet kjo, banoret e kryeqytetit mund të furnizohen 24 orë pa
ndërprerje.
ISKSH rrit pagat për personelin mjekësor
Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor rrit pagat për personelin
mjekësor në të gjithë vendin. Kështu më konkretisht në Qendrën
Spitalore Universitare të Tiranës dhe në maternitetet në Tiranë rritja e
pagës për mjekët është nga 10 deri në 15 përqind, ndërsa në rrethe 5
përqind.
Ljajic: Rrezik me 16 shtator
Ministri i Punës dhe Politikave Sociale në Serbi, Rasim Ljajic deklaron
se Serbia “nuk ka asnjë hapësirë manovruese për reagim, nëse pushteti në
Prishtinë më 16 shtator dërgon policët dhe doganierët në Bërnjak dhe
Jarinje”.
KiE: Të ndalet aborti i foshnjave femra
Këshilli i Europës bëri thirrje për të ndërmarrë masa ekstreme kundër
abortit të foshnjave femra, fenomen ky që ekziston në të gjithë botën,
por që në Shqipëri dhe disa vende të tjera të Azisë Qendrore gjatë dy
dekadave të fundit duket se ka marrë përmasa katastrofike.
Lajmet kryesore
Thaçi: Të vendosur për implementimin e rendit
Kryeministri kosovar në konferencë për shtyp
Rasmussen:KFOR do të ndërhyjë nëse cënohet paqja
Kukan: Serbët të shmangin dhunën
KLD: Të zbulohen vrasësit