Neuer Nuk do te pritem mire nga tifozet e Schalke

Manuel Neuer, portieri i Bayern Munchen, do të luajë një ndeshje të veçantë të dielën kur të përballet në “Veltins Arena” me ish-ekipin e tij, Schalke 04.
Gjermani mendon se nuk do të ketë një pritje të mirë nga tifozët, por është i lumtur sepse do të takohet me miqtë e tij.
“Po pres me padurim ndeshjen në mënyrë që të takoj ish-shokët e ekipit. Do të jetë një ndeshje shumë interesante”, u shpreh Neuer, i cili u largua në qershorin e kaluar nga Schalke për të luajtur me Bayern Munchen.
“I njoh mirë tifozët e Schalke. Ata janë shumë fanatikë dhe e di që nuk do të më presin mirë. Gjithsesi, mendoj se do të ketë disa persona që e kuptojnë se ky është profesioni im dhe do më duartrokasin”, shton portieri i bavarezëve dhe kombëtares gjermane.
Nga ana tjetër, kapiteni i Schalke 04, Benedikt Hoewedes, shpreson që tifozët të mos tregohen të ashpër me Neuer: “Ai nuk meriton një pritje armiqësore sepse ka bërë ndeshje të shkëlqyera me fanellën tonë.”
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Moratti: Durim me Gasperinin
Presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka analizuar ndeshjen që ekipi i tij humbi në mënyrë të turpshme ndaj turqve të Trabzonsporit me rezultatin 0-1, në San Siro. Cristiano: Jam i bukur, i pasur dhe i fortë
“Të gjithë më kanë zili sepse jam i bukur, i pasur dhe një lojtar i madh.” Cana, mungesa e madhe në Europa League
Do të kishte dashur të ishte dhe të jepte kontributin e tij. Duke e njohur Lorik Canën, ai do të kishte zbritur në fushë edhe me një këmbë të vetme, por debutimi i tij është shtyrë edhe një herë tjetër Mbyllet në paqe Argjentinë-Brazil
Është mbyllur në barazim pa gola miqësorja e luksit, ajo mes Argjentinës dhe Brazilit.
Inter tronditet në San Siro
Interi ka pësuar humbjen e dytë në dy ndeshje zyrtare të luajtura këtë sezon dhe këtë herë akoma më të hidhur se ajo ndaj Palermos në javën hapëse të Serisë A. Zikaltërit janë mundur 0-1 nga turqit e Trabzonspor brenda në San Siro.
Lajmet kryesore
“Kabllogramet jo të vërteta”
Nishani hedh poshtë akuzat për zyrtarët e policisë
Rasmussen:KFOR do të ndërhyjë nëse cënohet paqja
KLD: Të zbulohen vrasësit
Qeveria: Transparencë bankave
Bien dërgesat e emigrantëve