E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spahiu dorezon kerkesen per referendum

E marte 08 Janar 2013 1450 Spahiu dorezon kerkesen per referendumPer here te pare nje force politike kerkon ne menyre institucionale organizimin e nje referendumi per bashkimin e Kosoves me Shqiperine. Aleanca Kuq e Zi ka konkretizuar premtimin e bere ne 28 nentor duke dorezuar prane KQZ nismen per shprehjen e vullnetit popullor. Sipas Kreshnik Spahiut kjo kerkese nuk synon ndryshimin e kufijve por heqjen e tyre nepermjet organizimit te bashkimit Shqiperi-Kosove ne formen e nje federate. Pavaresisht simbolikes se gjestit te Aleances Kuq e Zi mbajtja e referendumit nuk ka shume hapesira realizimi. Kapitulli 11 i Kushtetutes neni 151 pika 2 sanksionon se eshtjet qe lidhen me teresine territoriale te Republikes se Shqiperise nuk mund te shtrohen ne asnje referendum. Ne kete menyre nisma duhet ti nenshtrohet me pare nje interpretimi juridik. Ne te njejten kohe Uashingtoni dhe Brukseli jane shprehur se nuk mbeshtesin ndryshimin e kufijve ne rajon.

Komente

Facebook

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›